Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset me mjet prerës 26-vjeçari në Tiranë, shoqërohet i dyshuari

    Skandal në derbin serb, tifozët nderojnë Ratko Mlladicin me një minutë heshtje

    20 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive/ Ministria e Mbrojtjes publikon bilancin e situatës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Arrestimi i Ergys Agasit, Artan Hoxha: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin
    Aktualitet

    Arrestimi i Ergys Agasit, Artan Hoxha: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

    September 5, 2026
    Arrestimi i Ergys Agasit, Artan Hoxha: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

    Gazetari Artan Hoxha e cilësoi arrestimin e Ergys Agasit, të të pandehurit për dosjen e AKSHI-t, si një “dorëzim të kontrolluar”. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, gazetari theksoi se Agasi ka lëvizur në Tiranë në mënyrë të pashqetësuar, dhe se pas muajsh në arrati, atij iu hoq “imuniteti”.

    “Është një arrestim pas 10 muajsh, jo se Agasi ishte njeri nuk e dinin se ku ishte. Thjesht pas 10 muajsh imunitet, Ergys Agasit iu hoq imuniteti dhe u ndal zbuluar që ta arrestonte shoferi i grupit të gatshëm të Komisariatit të Durrësit dhe një polic i shqiponjave. Një personazh kaq i madh me këto lidhje dhe pushtet, e kapin dy policë të grupit të gatshëm të komisariatit të gatshëm. Regjisori duhet ta bënte pak më interesante. Mund të jetë arrestimi më i dokumentuar në Shqipëri se në çdo cep ishte një polic që i shkrepte foto.

    Si ndodhi kjo gjë? Pse Agasi ishte i sigurt deri në atë moment se nuk do ta preknin. Nuk ishte thjesht në Durrës, por në Tiranë. Edhe atë ditë ka kur nga Tirana në Elbasan. Agasi nuk ishte një njeri që mund ta kapte grupi i gatshëm. Pra për sa kohë që ai ishte Ergys Agasi. Nuk është njeri që vjen nga bota e krimit, por dikush ia delegoi pushtetin dhe më pas bëri atë që bëri. Pasojat e tij do të shikohen. Akoma nuk kanë shkuar tek premtimet që ka bërë ai për prokurorinë. Për mua çështja penale për mua është mbyllur për Agasin. Atij mund t’i shtohet ndonjë akuzë rrugës”, theksoi ai.

    Sipas tij, arrestimi i tij u bë për t’i mbyllur gojën dhe për të mos lejuar që të flasë, pasi mund të implikojë pushtetin. I pyetur se përse u arrestua tani, Hoxha theksoi se ishte kthyer në rrezik për pushtetin. Spas tij, Agasit, pas kaq shumë muajsh që lëvizte i lirë në Shqipëri, atij ia shkriu “imunitetin” kryeministri.

    “Tani ai u kthye në rrezik. Ai nuk është problem për botën e nëndheshme por për pushtetin. Agasi ka dokumentuar se çfarë ka bërë pushteti me botën e nëndheshme. Ai kërcënonte lart sepse ne e pamë si merrte tenderat, vinte me shishën e verës nga pas. Ishte pas kryeministrit. Ergys Agasi u bë Ergys Agasi se i ra bingo. Ia delegoi këtë pushtet kryeministri. Kush ia shkriu imunitetin? Kryeministri.“, shtoi ai.

    Më tutje, gazetari shtoi se Agasi mund të mos flasë.

    “Nuk shpresoj më që të flasë. Do të negociohet supa e burgut dhe ndonjë favor. Pra Agasi është arrestuar për t’iu mbyllur goja, prandaj e quaj dorëzim i kontrolluar. Do të marrë përsipër akuzat që ka. Ka ndjenjur në Tiranë i pashqetësuar.”, tha Hoxha.

    Arrestimi i Ergys Agasit Artan Hoxha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset me mjet prerës 26-vjeçari në Tiranë, shoqërohet i dyshuari

    September 6, 2026

    Skandal në derbin serb, tifozët nderojnë Ratko Mlladicin me një minutë heshtje

    September 6, 2026

    20 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive/ Ministria e Mbrojtjes publikon bilancin e situatës

    September 6, 2026

    Zjarr katastrofik në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    September 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.