Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret në Fier dhe Himarë, pas një nate të vështirë për banorët e zonave të prekura.
Rama tha se aktualisht situata është nën kontroll dhe se nuk paraqitet rrezik për banorët apo zonat e banuara.
“Fieri dhe Himara kaluan një natë shumë të vështirë mbrëmë. Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara”, u shpreh kryeministri.
Sipas tij, strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret.
Rama bëri të ditur gjithashtu se bashkitë do të vijojnë vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente.


