Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i është përgjigjur mesazhit të kryeministrit Edi Rama, i cili e përgëzoi për rekordin historik në drejtimin e qeverisë italiane.
Në mesazhin e saj, Meloni falënderoi Ramën për urimin, duke vlerësuar edhe mënyrën e tij të komunikimit.
“Edi, miku im, faleminderit nga zemra për këtë videomesazh. Si gjithmonë, arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme!”, shkroi Meloni.
Kryeministrja italiane u ndal edhe te marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar bashkëpunimin e zhvilluar gjatë viteve.
“Shqipëria është një mike dhe një partnere e çmuar, dhe jam krenare për rrugëtimin që po bëjmë së bashku edhe në kuadër të Evropës”, u shpreh ajo.
Në fund të mesazhit, Meloni i dërgoi Ramës një përqafim të përzemërt dhe shtoi: “Shihem së shpejti!”.


