Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset me mjet prerës 26-vjeçari në Tiranë, shoqërohet i dyshuari

    Skandal në derbin serb, tifozët nderojnë Ratko Mlladicin me një minutë heshtje

    20 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive/ Ministria e Mbrojtjes publikon bilancin e situatës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » BE kopjon “Gjadrin”/ Pesë vende europiane synojnë qendra deportimi jashtë BE-së, transferimet nga 2027
    Botë

    BE kopjon “Gjadrin”/ Pesë vende europiane synojnë qendra deportimi jashtë BE-së, transferimet nga 2027

    September 5, 2026
    BE kopjon "Gjadrin"/ Pesë vende europiane synojnë qendra deportimi jashtë BE-së, transferimet nga 2027

    Skepticizmi që rrethoi fillimisht në BE transferimin e emigrantëve të kapur në ujrat territoriale italiane drejt Shqipërisë, duket është davaritur krejtësisht, e përkundrazi, tani ai është kthyer në njërin nga modelet e diskutuara për politikën e ardhshme të kthimeve të unionit.

    Tani, pese vende të bllokut kanë rëndë dakord edhe vetë për një afat kohor dhe një model për të ashtuquajturat “qendra kthimi”, struktura këto jashtë Bashkimi Europian ku emigrantët e paligjshëm mund të transferohen ndërkohë që presin procedurat e riatdhesimit.

    Ministrat e të ashtuquajturit “grupi i pesëshes”, i përbërë nga Gjermania, Austria, Danimarka, Greqia dhe Holanda, njoftuan gjatë një takimi në Kopenhagen se presin të arrijnë vitin e ardhshëm një marrëveshje me një vend partner për ndërtimin e këtyre strukturave.

    “Presim që emigrantët e parë të jemi gati t’i trasnferojmë drejt një vendi partner jashtë BE-së brenda vitit 2027”, tha ministri danez i Emigracionit, Morten Bødskov. Ministrat nuk sqaruan megjithatë  se me cilat vende po zhvillojnë aktualisht bisedime për ngritjen e këtyre strukturave.

    Njoftimi vjen pas muaj të tërë debatesh mbi mënyrën se si do të funksionojnë qendrat në fjalë dhe nëse ato do të jenë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Plani është kritikuar ashpër nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe nga disa politikanë të krahut të majtë.

    Pesë vendet  theksuan se strukturat nuk do të jenë “kampe”, por “sqendra të hapura”, të destinuara për ti ofruar siç tha ministri holandez i Emigracionit, Bart van den Brink, një “mundësi të re” klandestineve.

    Sipas masave të reja të BE-së për kthimin e emigrantëve, të miratuar në fillim të këtij viti, vendet mund të krijojnë qendra jashtë bllokut ku azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe emigrantë të tjerë që presin dëbimin mund të transferohen, me kusht që të arrihet një marrëveshje me vendin pritës.

    BE Skepticizmi transferimi i emigrantëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset me mjet prerës 26-vjeçari në Tiranë, shoqërohet i dyshuari

    September 6, 2026

    Skandal në derbin serb, tifozët nderojnë Ratko Mlladicin me një minutë heshtje

    September 6, 2026

    20 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive/ Ministria e Mbrojtjes publikon bilancin e situatës

    September 6, 2026

    Zjarr katastrofik në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    September 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.