Këngëtari Joz Marku është shoqëruar në Komisariatin nr. 6 për veprime të mëtejshme, lidhur me një konflikt të ndodhur pak ditë më parë në mbikalimin e Rinasit.
Marku është marrë në pyetje nga autoritetet në kuadër të verifikimeve për përplasjen me Eduart Kuçin.
Policia po vijon procedurat për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.


