Tetovasot raporton se një i mitur 16-vjeçar është ndaluar nga policia në Tetovë pasi drejtonte një automjet “BMW” pa poseduar leje drejtimi.

Kontrolli është kryer në rrugën “Ilinden”, ku policia ka konstatuar shkeljen dhe ka konfiskuar automjetin me targa të Tetovës.

Tetovasot raporton se pas dokumentimit të rastit ndaj të miturit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume