Tetovasot raporton se gjatë kontrolleve në pikëpagesën e Gostivarit është arrestuar një 38-vjeçar nga Kërçova.
Policia konstatoi se ai drejtonte një automjet “Volkswagen Golf” pa leje drejtimi. Automjeti u konfiskua, ndërsa ndaj tij është hapur procedurë për dyshime për vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal.