Briken Calja ‘pushton’ Lojërat Mesdhetare, i dhuron Shqipërisë medaljen e artë dhe vendos rekord

Briken Calja ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje ari. Peshëngritësi kuqezi triumfoi në kategorinë deri në 75 kilogramë, duke dominuar në stilin e shkëputjes.
Calja e nisi garën me një ngritje të suksesshme prej 147 kilogramësh në provën e parë. Në tentativën e dytë, shqiptari ngriti me sukses 152 kilogramë, duke rritur ndjeshëm peshën.
Por momenti i madh erdhi në provën e tretë, ku Calja ngriti 154 kilogramë. Kjo peshë i siguroi medaljen e artë, por njëkohësisht vendosi edhe rekord të ri të Lojërave Mesdhetare.
Tre prova, tre ngritje të suksesshme dhe një paraqitje fantastike për peshëngritësin shqiptar. Me këtë sukses, Shqipëria e çon në katër numrin e medaljeve të fituara në Taranto 2026. Më herët, të gjitha medaljet kishin ardhur nga sporti i mundjes.
Islam Dudajev fitoi medaljen e artë, Zelimkhan Abakarov siguroi argjendin, ndërsa Ardit Zeneli mori medaljen e bronzit. Tashmë, Briken Calja i shton koleksionit shqiptar një tjetër medalje të artë dhe një rekord të ri në Lojërat Mesdhetare.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128