SHBA izolojnë Iranin! “Bbreshëri” sanksionesh ndaj arit, teknologjisë dhe aviacionit
Shtetet e Bashkuara i dhanë jetë ofensivës më të madhe ekonomike të ndërmarrë ndonjëherë kundër Iranit, për ta izoluar vendin e Lindjes së Mesme ka pjesa tjetër e botës.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent tha se ofensiva ka si objektiv ndërprerjen e të gjitha lidhjeve financiare të regjimit dhe “mbytjen” ekonomike të tij.
Rrjedhimisht, në shënjestër të Bessent nuk është vetëm Irani, por edhe të gjithë ata që në njëfarë mënyre e ndihmojnë, përfshirë Rusinë dhe Kinën.
Ndërsa vala e dytë e sanksioneve përfshin pesë sektorë të rëndësishëm: asetet digjitale, ato teknologjike, arin, aviacionin dhe transportet detare.
“Do t’i japim fund aksesit tek sistemi i dollarit për ata që pastrojnë paratë iraniane, apo që e ndihmojnë atë. Mos e vini në dyshim vendosmërinë tonë”, theksoi Bessent.
Ai shtoi më tej se është kohë që liderët botërorë të marrin një vendim.
“Ata duhet të zgjedhin, Amerikën, ose Iranin”, tha sekretari i Thesarit.
Por ndërkaq, Irani u përgjigj duke u shprehur besimplotë se mund t’u bëjë balë sanksioneve amerikane. Ministri i Ekonomisë tha se Teherani ishte tërësisht i përgatitur dhe u shpreh i bindur se lëvizja do të shënojë një tjetër humbje për Uashingtonin.
Ministri nënvizoi se as Kina dhe as Rusia nuk i kanë pranuar masat amerikane dhe parashikon që edhe vende të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. “Gjithashtu, kemi mjetet tona dhe e dimë se si ta luajmë lojën”, shtoi ai.
Ndërkohë, duke reaguar ndaj njoftimit amerikan, qeveria kineze u shpreh tërësisht kundër atyre që i quajti “sanksione të njëanshme të paligjshme”.
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon