14 të porsalindur humbin jetën në Pakistan, pas një zjarri që shpërtheu në spital
Të paktën 14 të porsalindur kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në repartin e maternitetit të spitalit PIMS në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.
Sipas një zëdhënësi të spitalit, zjarri nisi në një njësi të ajrit të kondicionuar në repartin e nënës dhe fëmijës dhe u përhap me shpejtësi, i favorizuar edhe nga lidhjet e oksigjenit.
Në momentin e incidentit, në repart ndodheshin 15 foshnja. Vetëm një prej tyre është arritur të shpëtohet, ndërsa 14 të tjerat kanë humbur jetën.
Familjarë të shumtë janë mbledhur jashtë spitalit, mes dhimbjes dhe lotëve. Një prej tyre i tha BBC-së se foshnja e tij, vetëm tre ditëshe, kishte vdekur në zjarr.
Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif ka shprehur “keqardhje të thellë” për tragjedinë dhe ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të një hetimi. Për këtë qëllim është ngritur një komision, i cili pritet të përgatisë raportin brenda 24 orëve.
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon