Po transportonte një pistoletë për ta shitur, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

26 Gusht 2026 | 12:26

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se po transportonte një pistoletë me qëllim shitjen e saj. Operacioni i koduar “Price” u finalizua nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve.

Sipas Policisë, 26-vjeçari N. D., banues në Krujë, po udhëtonte drejt Tiranës me automjet, kur u ndalua nga shërbimet policore në zonën e “Kthesës së Kamzës”.

Gjatë kontrollit të automjetit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, pistoletë, e cila dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej për t’u shitur në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti me të cilin lëvizte 26-vjeçari dhe celulari i tij.

Vijon hetimi për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal, si dhe për dokumentimin ligjor të të gjitha rrethanave të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026