Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshjen e parë në rajon për Ndarjen e Pasurive

26 Gusht 2026 | 14:16

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar një marrëveshje historike për Ndarjen e Pasurive pas përfundimit të një çështjeje të lidhur me drogën dhe rikuperimin e fondeve. Kjo shënon marrëveshjen e parë të këtij lloji në rajon dhe vendos një precedent të ri për bashkëpunimin ndërkombëtar në rikuperimin e pasurive dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Marrëveshja lidhet pas një çështjeje penale të përfunduar për komplot për furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar në juridiksionin e Anglisë dhe Uellsit. Pas përpjekjeve për rikuperimin e pasurive nga autoritetet britanike dhe shqiptare që punuan së bashku, të ardhurat nga krimi u identifikuan dhe u rikuperuan me sukses në Shqipëri.

Sipas Marrëveshjes, të ardhurat e rikuperuara nga kjo çështje do të ndahen në mënyrë të barabartë midis dy vendeve, duke u dhënë një mesazh të qartë kriminelëve se autoritetet britanike dhe shqiptare do të ndjekin të ardhurat e krimit të organizuar dhe do të punojnë përtej kufijve. Marrëveshja hap rrugën që pasuritë e sekuestruara të riinvestohen për të mirën sociale në të dy vendet.

Marrëveshja u miratua në një ceremoni zyrtare në Tiranë më 13 korrik, ku mori pjesë Ambasadori i Madhërisë së Tij në Shqipëri, Nicholas Abbott dhe znj. Risena Xhajën, Kryeadministratore e AAPSK-së. Ajo është rezultat i muajve të bashkëpunimit të ngushtë midis autoriteteve britanike dhe shqiptare të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit, të mbështetur nga Ministria e Brendshme (Home Office), Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Shqipërisë (AAPSK).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026