Operacioni “Ruloti” në Dhërmi, arrestohen dy persona me 150 doza kokainë

25 Gusht 2026 | 14:17

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Dhërmi, në kuadër të operacionit të koduar “Ruloti”, të finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Në pranga kanë rënë F. B., 31 vjeç, banues në Fier, dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Sipas Policisë, dy të arrestuarit u kapën në afërsi të një beach bar-i në fshatin Dhërmi, teksa posedonin doza të dyshuara kokaine dhe Cannabis Sativa, me qëllim shitjen.

Gjatë kontrollit të automjetit të 31-vjeçarit, si dhe të ruloti ku ai qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza të tjera të lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 150 doza të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe automjeti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj dy shtetasve rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026