Ministria e Shëndetësisë hap aplikimet për 70 kredi me 0% interes për mjekët dhe infermierët
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hapur thirrjen për 70 kredi të lehtësuara me 0% interes, të dedikuara për mjekë dhe infermierë që synojnë të blejnë banesën e tyre.
MSH ben me dije se aplikimet do të hapen më 27 gusht 2026 dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator 2026. Procesi i aplikimit do të kryhet përmes platformës e-Albania.
Sipas kritereve të përcaktuara, për të përfituar nga programi, aplikantët duhet:
Të jenë të punësuar në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”;
Të mos kenë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë nën normat e strehimit;
Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet përmes kredisë së lehtësuar;
Të mos jenë përfitues të programeve të tjera të strehimit social.
Thirrja synon të ofrojë mbështetje konkrete për profesionistët e shëndetësisë, duke lehtësuar mundësinë e tyre për të siguruar një banesë.
40 vite mes zjarrit, hekurit dhe çekanit, Merita sfidoi një zanat të “burrave”: Po ta kesh qejf, e bën (VIDEO)
Panairi “DUART” rikthehet në Green Coast, arti dhe mjeshtëria në zemër të bregdetit
Vetmia dhe izolimi i moshës së tretë, ekspertët ngrenë alarmin
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon