Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), si dhe për shantazh ndaj një personi për një shumë prej më shumë se 13 mijë eurosh.
Sheholli akuzohet për dy vepra penale, “spiunazh” dhe “shantazh”.
Sipas aktakuzës, deri më 9 tetor 2025, Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga BIA dhe vepronte sipas udhëzimeve të zyrtarëve të këtij shërbimi. Prokuroria pretendon se ai mblidhte informacione dhe dokumente lidhur me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës, të cilat më pas ua përcillte zyrtarëve serbë përmes mesazheve telefonike.
Përveç spiunazhit, Sheholli akuzohet edhe për shantazh. Sipas Prokurorisë, nga viti 2022 deri në dhjetor 2025, ai dyshohet se kishte shantazhuar një person me inicialet A.J., duke i kërkuar para në formë huazimi dhe duke e kërcënuar se do të publikonte video dhe informacione që mund t’i dëmtonin reputacionin.
Dëmi i pretenduar nga kjo skemë, sipas aktakuzës, tejkalon 13 mijë euro.
Aktakuza i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë për shqyrtim, ndërsa Sheholli vijon të mbahet në paraburgim. Ai ishte arrestuar në tetor të vitit 2025 nën dyshimin për spiunazh.
Në ditën e arrestimit, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar se Sheholli kishte “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”, duke lënë të kuptohej se dyshimet lidhen me Serbinë.
Rasti i Shehollit është një nga disa hetime të autoriteteve kosovare për spiunazh të dyshuar në favor të Serbisë. Në qershor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me pesë vjet burgim Aleksandar Vllajiqin, pasi u deklarua fajtor për spiunazh si anëtar i BIA-s. Ndërkohë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi po gjykohen gjithashtu nën akuzat për spiunazh për Serbinë./Radio Evropa e Lirë

Fatmir Sheholli
Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve
Marrëveshja LVV-LDK, Dehari cakton 9 shtatorin për vazhdimin e seancës
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon