I dënuar për grup kriminal me ish-drejtoreshën e Kadastrës, ndërron jetë në burg Ardjan Malasi

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
26 Gusht 2026 | 10:03

Ka humbur jetën në burgun e Fierit në rrethana të paqarta i dënuari Ardjan Malasi. Paraprakisht dyshohet se i dënuari i datëlindjes 1968, ka ndërruar jetë për shkak të hemoragjisë cerebrale. Ky i fundit mbahet nën arrest që prej 26 tetorit 2023, teksa GJKKO e ka dënuar  me 8-vite burg (Siguri e lartë), për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkepunimit të veçantë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar kriminal’. Vendimi ka marre formë të prerë më datë 01.06.2026. Malasit i kishin mbetur për të kryer edhe 3 vite burg.

Kujtojmë që SPAK dergoi për gjykim dosjen për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi e dënuar gjithashtu me 7 vite burg, dy vëllezërit e dënuar për drogë Besjan e Leonard Ramaj dhe biznesmenin Ardjan Malasi, të akuzuar për pastrim parash.

Sipas dosjes hetimore, Dashi kishte arritur të ndihmonte në pastrimin e 1.2 mln euro pasuri të vëllezërve të saj, në bashkëpunim me biznesmenin në fjalë përmes akteve të shitjeve fiktive për qëllime të justifikimit të burimit të ligjshëm. Kjo veprimtari kriminale rezulton të ketë vazhduar nga viti 2010 e në vijim deri në vitin 2023.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026