Vdekja e Dolly Parton, ndërtesa Empire State “vishet” me rozë në nder të saj (VIDEO)

26 Gusht 2026 | 14:01

Ndërtesa Empire State në Nju Jork u ndriçua me rozë dje, të martën, më 25 gusht, në nder të Dolly Parton , pas lajmit të vdekjes së saj në moshën 80-vjeçare.

Këngëtarja, kompozitorja dhe aktorja ikonike e muzikës country, e cila mbeti në qendër të skenës muzikore globale për gati gjashtë dekada, vdiq të martën, njoftoi familja e saj.

Të mërkurën e kaluar, artistja e famshme u nderua për kontributin e saj të përgjithshëm në muzikën country në ceremoninë e 19-të të Nderimeve të ACM.

Ajo nuk kishte marrë pjesë në event për shkak të problemeve shëndetësore. Megjithatë, ajo kishte shprehur mirënjohjen e saj për nderin në një videomesazh, duke theksuar se shkrimi i këngëve ishte dashuria e saj e madhe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026