Fabrizio Romano: Al Jazira në negociata me Interin për Kristjan Asllanin

25 Gusht 2026 | 17:22

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës, teksa në skenë ka dalë Al Jazira.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, është vendosur kontakt i drejtpërdrejtë me mesfushorin shqiptar, ndërsa kanë nisur negociatat mes klubit arab dhe Interit.

Asllani është rikthyer te Interi pas huazimeve te Torino, nga gushti 2025 deri në janar 2026, ku bëri 16 paraqitje, dhe më pas te Besiktas, ku qëndroi deri në qershor dhe regjistroi 17 paraqitje dhe dy gola.

Megjithatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk është pjesë e planeve të trajnerit Cristian Chivu dhe drejtuesit zikaltër po kërkojnë një skuadër të re për të para mbylljes së merkatos.

Opsioni i Monzës është lënë pas, ndërsa Al Jazira po shqyrton mundësinë e transferimit të 23-vjeçarit. Klubi arab raportohet se po diskuton me Interin për një huazim, ndërsa zikaltërit preferojnë një transferim të përhershëm.

Asllani vlerësohet rreth 10-12 milionë euro, ndërsa zhvillime të reja priten në orët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër...
22:01 | 05/09/2026

Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës, duke dhënë të dhënat mbi...
21:54 | 05/09/2026

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Kujtim Ibraj foli për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar...
21:50 | 05/09/2026