Dy anët e një monedhe në rënie, ekspertët: Zhvleftësimi i euros me humbje dhe përfitime. Të përgatitemi për përdorimin e një paraje të vetme

Ekonomi | 1 ditë më parë

Rënia e euros përballë lekut vijon të ndikojë në ekonomi, duke krijuar një situatë me përfitues dhe humbës. Sipas ekspertit Klodian Muço, Forcimi i monedhës vendase ndikon pozitivisht në borxhin e jashtëm, importet dhe teorikisht tek çmimet për mallrat dhe shërbimet.

“Ekonomia shqiptare përfiton, le të themi kur marrim importe nga jashtë, por që përsëri kemi atë debatin e ditëve të sotme që s’i ka mundësi që janë rritur çmimet. Teorikisht duhet të përfitonin nga të gjitha produktet e importuara. Po ashtu mund të përfitohet një pjesë shteti për arsye të borxhit publik. Duke qenë që një pjesë e borxhit publik në Shqipëri rreth 48% në të kaluarën ka qenë në valutë të huaj. Të gjithë ata shqiptarë që kanë marrë një kredi në euro, por që të ardhurat e tyre i kanë në lekë”, tha ai.

Por efekti është i kundërt për eksportuesit, turizmin dhe përfituesit e remitancave.

“Humbet bujqësia sepse nuk eksporton. Humbet industria se nuk eksporton. U mbet turizmi sepse turizmi duke i patur të ardhurat në euro, eurot kur kthehen futen në territorin e Shqipërisë kthehen në lekë dhe kthehen më pak lek. Humbasin ata që sjellin remitanca të Shqipërisë sepse remitancat 90% janë euro”, tha Enriko Ceko, ekspert ekonomie.

Megjithatë ekspertët bien dakord në një pikë, Shqipëria duhet të përgatitet për përdorimit e një monedhe të vetme, atë të euros.

Gazetar: H. Mahmutaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme