Indrit Vokshi
Sulltani çon ambasador për tiu thënë se Hoti, Gruda, Palava, Gucia, duhet t’i kalojnë Malit të Zi, pasi ashtu ka vendosur Kongesi i Berlinit.
Pas luftës ruso-turke dhe afrimit të rusëve në dyert e Stambollit, sulltanit ishte bërë leckë, veç çfarë e mbronin Britania e Austria. Ambasadori, Maxharr pasha, franko-gjerman i bërë musliman, shkon në Prizren, aty ku ishin krerët e Lidhjes. Mandej pasi rritet tensioni midis tij e Lidhjes, shkon në Gjakovë në besë të Abdullah begut të Kryezinjve. Kryezinjt ishin të fortë dhe llogaria e Maxharr pashës ishte racionale; duke qenë ata të fortë, askush nuk mundet të më sulmojë tek ta, pasi quhet se iu pritet miku Kryezinjve.
Këta edhe me njëfarë arrogance si sundues tradicionalë të Gjakovës, çohen i thonë Sulejman Vokshit “Ta vnojm kufinin n’Piskot”, dmth je i ri ti në Gjakovë, ke pak dekada që ke ardhur me shpi këtu e se përcakton ti politikën e Gjakovës. Piskoti është vend në periferi në dalje të Gjakovës kur shkon për Deçan e Voksh. Dmth ti je katunar, deri në Piskot të lejohet të vish. E njejta vlente edhe për Ahmet efendi Korenicen se edhe Korenica si Piskoti, veçse rrugës kur hyn prej Bajram Curri për Gjakovë. Ali pasha mandej i Gucisë, shumë më larg, Haxhi Zeka gjithashtu, Man Avdia i Krasniqes po njëlloj, larg në Malsi më Fang të Bujanit. Deri në ketë gradë muhabeti, bejlerët e pasur të Gjakovës me përçmim për këta të tjerët.
Bejlerët e pashallarët e Gjakovës kishin marrë gardë me pagesë për të mbrojtur ambasadorin e sulltanit e për t’i treguar mbretit të Stambollit se ta mbrojmë ne ambasadorin pasi ne jemi faktori politik e ushtarak.
Pala tjetër, hoxhë Ahmet Korenica, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Man Avdia i Krasnqes, Ali Ibra i Shpishanit, Ali pasha i Gucisë, bashkojnë rreth 3000 ushtarë, i fusin në Gjakovë dhe i çojnë ultimatum: “Të dorëzohet ambasadori Maxharr pasha sepse quhet armik i vendit pasi kërkon dorëzimin e tokave shqiptare”. Siç e poetizon rapsodia popullore “I kem dhanë besën Dukagjinit, mos me ia lshu tokat latinit”.
Kryezinjt dhe garda e tyre nuk e dorëzojnë ambasadorin. E prej me 3 shtator deri me 6 shtator, shpërthen lufta brenda qytetit të Gjakovës. Në përfundim vritet ambasadori Maxharr pasha, vriten edhe nja 10 bejlerë a pashallarë të tjerë, përfshi Abdullah begun e Kryezinjve.
Gjendja politike shkon në kaos. Lidhja e Prizrenit përçahet e ndahet, më shumë se gjysma e eksponentëve e braktisin Lidhjen dhe mbajnë krahun e sulltanit. Për rreth dy vjet gjendja politike shkon kaos e rrëmujë, krejt anarki. Themelohet Lidhja e Re, krahu revolucinar.
Në janar 1881 Lidhja e Re merr vendim për të sulmuar qytetet e vilajetit të Kosovës; caktohet komandant i përgjithshëm Sulejman Vokshi i cili marshon prej Gjakovës deri në Shkup, Tetovë e Gostivar, duke rrëzuar administratën osmane e duke caktuar mëkëmbësit e Lidhjes. Mandej Dervish pasha marshon prej Selanikut me shtatë divizone. E thyen Lidhjen keq e përfundimisht në Slivovë-Carraleve-Shtimje, pasi ata kishin mbetur me vec 5000 ushtarë e të armatosur keq. Kështu mbaron e gjitha.
Foton e mora nga Miki Haxhiislami.

















