Jo bashkëpunim ekonomik me Izraelin, shtetin që po bën genocid në Gaza!

Takimi i kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, me përfaqësues të një grupi hotelerie izraelite ka rikthyer debatin mbi bashkëpunimin ekonomik Shqipëri–Izrael.

Në një kohë kur Gaza vijon të përballet me pasoja të rënda humanitare dhe kur Izraeli është objekt i një çështjeje për genocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, afrimi ekonomik me kompani izraelite po kundërshtohet ashpër. Çështja e ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit është ende në proces.

Ndërkohë, prania e investitorëve izraelitë në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme, përfshirë interesin për blerje tokash, apartamentesh dhe investime në projekte turistike, po kthehet në një temë gjithnjë e më të debatueshme. Për një pjesë të shqiptarëve, kjo ngre shqetësime mbi rritjen e kapitalit të huaj në tregun e pronave dhe sidomos mbi ndikimin që investimet e mëdha mund të kenë në çmimet dhe kontrollin e pasurive në zona të caktuara.

Ky shqetësim është reflektuar edhe në protestat e zhvilluara në Shqipëri, ku nuk kanë munguar pankarta dhe slogane kundër sionizmit dhe politikave të Izraelit, veçanërisht në kontekstin e luftës në Gaza. Për protestuesit, afrimi ekonomik me Izraelin nuk mund të shihet i shkëputur nga zhvillimet në Gaza, ndaj kërkohet që Shqipëria të mos thellojë bashkëpunimin ekonomik me një shtet ndaj të cilit janë ngritur akuza të rënda për shkelje të së drejtës ndërkombëtare./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne