Maska e “bamirësit” dhe egërsia e vërtetë e kapitalizmit pa shpirt

Agim Kasemi

Kam ditë që e ndjek Gjergj Lucën në videot dhe statuset e tij. Kam qëndruar në heshtje, pa komentuar. Pse? Thjesht për të parë, analizuar dhe kuptuar deri në palcë ashpërsinë e këtij kapitalizmi të egër që po na rrethon. Një shfrytëzim pa shpirt, ku dinjiteti i njeriut të thjeshtë shkelet me këmbë në emër të suksesit të rremë.
Na thonë si “kapitalistin e vetëbërë nga zero”, si njeriun me sy blu që ndërton perandori. Por e vërteta është ndryshe: ky nuk është Luca i vërtetë. Ai është thjesht një zar, një ushtar i komanduar në skenën e madhe të një sistemi që ushqehet me mjerim.
Kam ditë që shoh se si poshtërohet fukaraja me paturpësinë më të madhe, live në rrjete sociale. Dikush nga ju mund të thotë: “Po ai po mban me bukë familje, po ai është vetë punëtor i madh!”
Jo, njerëz, jo! Ai atë kafshatë bukë ua nxjerr nga hundët. I poshtëron publikisht para kamerave, duke iu kujtuar: “Unë ju mora nga rruga, unë ju bëra njerëz.” Çfarë arrogance! Çfarë degradimi për ata që me djersën e ballit e mbajnë në këmbë atë biznes!
Gjëja më e pështirë ishte ajo videoja me atë djalin turk. Një djalë që thuajse dridhej nga presioni, ndërsa kapitalisti Luca ulërinte mbi të, duke i numëruar ditët e jetës dhe punës sikur të ishte një mall pa vlerë.
Kjo skenë nuk është thjesht një video. Ky është kapitalizmi në formën e tij më të pastër: egërsi, mungesë mëshire, një mekanizëm që pi gjak dhe lot për të rritur fitimet e disave.
Mora shembull Lucën, por sa të tillë ka sot në Shqipëri? Ky personazh është thjesht fytyra publike e një sistemi të kalbur. Tragjedia më e madhe? Që ky sistem arrin të manipulojë aq shumë, sa mjerimi shpesh përfundon duke duartrokitur vetë xhelatin e tij.

/fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne