Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës, pas ndarjes nga jeta të 16-vjeçarit Klevis Dervishi.
I riu, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë përplasjes, nuk u ka mbijetuar dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë pas disa ditësh mjekimi në spital.
Humbja e jetës së tij i shtohet bilancit tragjik të ngjarjes që tronditi zonën.
Përveç 16-vjeçarit, nga ky aksident tragjik humbën jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.
Ata po ktheheshin nga një lokal nate në Lalëz dhe rezulton që ai që ka qenë në timon, një nga viktimat, Kleo Vrioni, të ketë qenë nën efektin e alkoolit. /tesheshi.com/










