Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Analizë

Pse hesht Prokuroria Speciale e Kosovës për “Lëvizjen e Deçanit”?

Nxitja e ndarjeve fetare, një instrument shumë më i sofistikuar se një përplasje e drejtpërdrejtë

by A G
2 weeks ago
in Analizë, Kryesore
Pse hesht Prokuroria Speciale e Kosovës për “Lëvizjen e Deçanit”?

Dosja e gazetarit Kosovar Fatmir Shehollit, ku përmenden skenarë të pretenduar të “radikalizmit islamik” dhe një Kosovë që mund të shndërrohej kinse në “Kandahar”, hap një debat që nuk mund të kufizohet vetëm te një komunitet fetar.

Nëse radikalizmi, ekstremizmi apo ndërhyrja e huaj konsiderohen kërcënim për sigurinë e Kosovës (ndonëse këto terma përdoren shpesh vend e pa vend për të shigjetuar padrejtësisht Islamin), atëherë i njëjti standard duhet të zbatohet ndaj çdo organizimi që mund të ndikojë mbi kohezionin shoqëror dhe identitetin kombëtar.

Në këtë kontekst, “Lëvizja e Deçanit” meriton një vëmendje shumë më të madhe institucionale. Prej vitesh, ajo promovon atë që e quan “rikthim në fenë e të parëve”, duke organizuar edhe ceremoni konvertimi në katolicizëm.

Çështja nuk është e drejta e individit për të zgjedhur fenë e tij. Kjo e drejtë duhet mbrojtur pa asnjë rezervë, ashtu siç duhet mbrojtur liria e çdo qytetari për të qenë musliman, katolik, ortodoks apo të mos ketë fare përkatësi fetare.

Problemi që kërkon përgjigje është tjetër: a po shndërrohet konvertimi individual në një projekt kolektiv për riformatimin e identitetit të shqiptarëve të Kosovës?

Kur një lëvizje e lidh “rikthimin” fetar me rrënjët kombëtare, lind rreziku që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të krijohet ideja se një pjesë e shqiptarëve janë më “autentikë” se të tjerët.

Kjo është pikërisht ajo që duhet shqyrtuar. Shqiptaria nuk është ndërtuar mbi një fe të vetme dhe as nuk ka nevojë për një të tillë. Muslimanët dhe katolikët shqiptarë janë pjesë e së njëjtës histori dhe e së njëjtës hapësirë kombëtare.

Prandaj, kritika ndaj “Lëvizjes së Deçanit” nuk është kritikë ndaj katolicizmit. Përkundrazi, ajo i shërben mbrojtjes së lirisë fetare dhe e harmonisë ndërfetare.

As Islami nuk duhet trajtuar si kërcënim vetëm për shkak se është feja e shumicës së shqiptarëve të Kosovës, dhe as katolicizmi nuk duhet trajtuar si problem për shkak të përkatësisë së tij.

Problemi lind vetëm kur një bindje fetare përdoret si instrument politik, identitar ose përçarës. Pikërisht këtu shfaqet edhe pyetja më shqetësuese: a mund të jetë kjo lëvizje, pjesë e një dinamike që i shërben interesave të Serbisë për përçarjen e shqiptarëve të Kosovës?

Nëse Serbia do të synonte të dobësonte shtetin e saj fqinj, nxitja e ndarjeve fetare do të ishte një instrument shumë më i sofistikuar sesa një përplasje e drejtpërdrejtë.

Prandaj, pyetjet për Prokurorinë Speciale janë konkrete: kush e financon këtë aktivitet, cilat janë burimet e tij, me kë bashkëpunon, kush e mbështet dhe a janë shqyrtuar ndonjëherë lidhjet e mundshme me aktorë të huaj dhe konkretisht me BIA-n, shërbimin sekret serb?

Nëse s’ka asgjë të dyshimtë, transparenca institucionale do t’i jepte fund çdo spekulimi. Nëse ka elemente që kërkojnë hetim, ato duhet të trajtohen sipas ligjit. Kosova ka një pasuri që nuk duhet ta humbasë: harmoninë ndërmjet shqiptarëve të besimeve të ndryshme.

Kjo bashkëjetesë nuk është pengesë për identitetin kombëtar por një prej dëshmive më të forta të tij. Për këtë arsye, çdo projekt që tenton ta bëjë fenë kriter për të përcaktuar se kush është më shqiptar duhet parë me shumë kujdes.

Nëse Prokuroria Speciale e konsideron përçarjen fetare një çështje të sigurisë, atëherë heshtja për “Lëvizjen e Deçanit” kërkon një përgjigje.

Jo për të cenuar Islamin apo Katolicizmin apo por për të mbrojtur pikërisht atë që të dyja fetë dhe të gjithë shqiptarët duhet të kenë të përbashkët: bashkëjetesën dhe identitetin kombëtar. \tesheshi.com\

Lajme të ngjajshme

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?
Kryesore

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?

06/09/2026
Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”
Kryesore

Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”

06/09/2026
Si Shqipëria: ky vend u fokusua te ndërtimi i HEC-eve, tani po dërrmohet nga përmbytjet…
Kryesore

Si Shqipëria: ky vend u fokusua te ndërtimi i HEC-eve, tani po dërrmohet nga përmbytjet…

06/09/2026
Next Post
Kolonët sulmojnë palestinezë e gazetarë në Bregun Perëndimor, ushtarët vetëm vëzhgojnë

Kolonët sulmojnë palestinezë e gazetarë në Bregun Perëndimor, ushtarët vetëm vëzhgojnë

Erdogan shpalos Turqinë e tij përballë Izraelit me kompani

Erdogan shpalos Turqinë e tij përballë Izraelit me kompani

Hebrenjtë që votuan për Hitlerin…

Hebrenjtë që votuan për Hitlerin...

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.