Kryeministri i Ontarios në Kanada, Doug Ford, lëshoi një përgjigje të ashpër ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të hënën, më 24 gusht, pas kërcënimeve të reja për tarifa mbi produktet kanadeze.
Gjatë një interviste me një radiostacion kanadez, Doug Ford iu përgjigj drejtpërdrejt njoftimit të Trump për tarifat e reja, duke i thënë atij:
“Ai mund të më puthë në b…”
Donald Trump ka kërcënuar të rrisë tarifat për makinat dhe çelikun, ndërsa marrëdhëniet midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar më tej pas bisedimeve të dështuara tregtare.
Ford nuk u ndal me kaq. Më vonë, gjatë një konference për shtyp, ai sqaroi më tej deklaratën e tij të mëparshme, duke vënë në dukje…
“Kam shumë hapësirë në të pasmet e mia, kështu që ai ka hapësirë të mjaftueshme për t’i puthur ato,” shtoi Ford.
Kur u pyet nga gazetarët nëse kryeministri Mark Carney kishte kundërshtuar përdorimin e gjuhës së tij, Ford tha se Carney nuk kishte kundërshtuar deklaratën e tij.
Trump më pas iu kundërpërgjigj në rrjetin e tij social Truth Social, duke e quajtur Fordin një “gjysmë-race” dhe duke e nënçmuar atë në krahasim me vëllain e tij të ndjerë Rob Ford, ish-kryetarin e bashkisë së Torontos.
Pas përgjigjes së Trump, Ford vazhdoi kritikat e tij të ashpra, duke e quajtur presidentin amerikan një “humbës” dhe një “diktator”, dhe duke thënë se Kanadaja është gati të përdorë të gjitha masat e disponueshme në përgjigje të tarifave të SHBA-së.
Përgjigjet e mundshme përfshijnë kufizimin e eksporteve të energjisë elektrike dhe disa lëndëve të para në SHBA. /tesheshi.com/










