Orhan Bislimaj është kryemimami i Prizrenit, qytetit më të nurshëm të Kosovës, më të admiruar për veçantinë urbane, për shpirtin unik që ka si qytet.
Mbi të gjitha, është qyteti që “merr me shpulla” të gjithë ata që urrejnë e shprehin mllef ndaj Islamit ndër shqiptarë e muslimanëve gjithashtu, me sharmin e tij hem islam e hem osman, ngjshëm me Gjirokastrën e Beratin në UNESCO.

E duan Prizrenin, pa e kuptuar që nuri i tij i parezistueshëm është bash nga karakteristikat e një të kaluare qytetëruese ku besimi prodhonte dhe një estetikë urbane të papërsëritshme, prodhonte qytetete elitë dhe elita që më pas i shërbyen me zell kombit në kohërat më të vështira edhe nga fakti se ishin bash fetarë të mirë.

Në një destruktim logjik që Bislimaj i bën asaj paçavures së gjetur te xhepat e Fatmir Shehollit, pra kinse një plan serb me xhamia për ta rimarrë Kosovën, të cilën si parakusht për ta besuar se është i vërtetë duhet të mos e kesh disponibël një pjesë të mirë të trurit, i sfidon besuesit për gjynah të saj, duke u thënë:
“Po më vjen keq që disa vetje publike, kanë rënë pre e këtyre llakërdive të një spijuni klasik, duke i marrë për të mirëqena, thuajse nuk e dinë rolin e xhamive tek ne!?
Është përmend edhe Prizreni.
Prej dy dakadash, jam njëri prej atyre që kam kontribuar shumë në ndërtimin e xhamive në komunën e Prizrenit.
Le ta gjejnë një xhami, ku paskan ndikuar shehollat në ndërtimin e saj…!”










