Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Opinione

Nga Ermir Hoxha: Për ata që kanë zgjedhur të “vdesin nën mllef” ndaj Islamit e muslimanëve…

Të pacipët që u ngulin “thikën pas shpine” bashkëfshatarëve, bashkëqytetarëve, bashkëatdhetarëve të tyre, pasi u kanë thënë “mirëmëngjes” e “mirëmbrëma”

by te Sheshi
2 weeks ago
in Opinione
Nga Ermir Hoxha: Për ata që kanë zgjedhur të “vdesin nën mllef” ndaj Islamit e muslimanëve…

Një tension i rëndë social po konsumohet këto ditë në Kosovë, reflektuar kjo në rrjete sociale, me shkak një biçim dokumenti sekret që i është gjetur spiunit të BIA-s të vërtetuar zyrtarisht nga Prokuroria e Kosovës, Fatmir Sheholli. Në atë dokument aludohet për një plan serb mbi Kosovën ku do nxiten ambasada të vendeve muslimane në Beograd që të ndërtojnë sa më shumë xhami afër rrugëve dhe shkollave në Kosovë, me qëllim të shndërrimit të vendit në Kandahar, e për pasojë Kosova t’i kalojë sërsh Serbisë.

Në çdo pikëpamje është një fabul tejet qesharake, ku për një mendje me inteligjencë normale kuptohet që është një sajesë e rëndomtë, por me qëllime djallëzore, e cila po zë vend vetëm te mendjet djallëzore, në Kosovë e Shqipëri, të cilët nuk e kanë për gjë të rreshtohen te idiotët katastrofikë duke u besuar broçkullave të tilla, mjaft që kanë një dorë diç që mund të sulmojnë Islamin dhe muslimanët.

Janë dhe të paturpshëm, pasi sulmojnë bashkëatdhetarët e tyre, më konkretisht bashkëqytetarët e bashkëfshatërt e e tyre, ata që i kanë në përditshmëri dhe ndaj të cilëve nuk thonë kurrë ndonjë ankesë, ndonjë të keqe që t’u ketë ardhur prej tyre.

Jeta islame e muslimanët, në Kosovë e Shqipëri, nuk janë diç periferike, diç e izoluar, diç në gjysmë mister, ndaj të cilëve të ushqehen paragjykime. Ata janë të shkrirë me jetën e përditshme, çdo detaj të saj, aty ku gëlojnë dhe inatçorët ndaj tyre. Po ashtu, se çfarë predikohet në xhami, a ka apo jo aty atdhetari e shqiptari, mund të kuptohet fare lehtë se çfarë ka, se çfarë përcillet te gjindja në ligjërata, mjaft të shkosh në yotube, pasi aty janë të gjitha. Të ishte ndryshe edhe mund të përligjej një valë e ndyrë sulmesh ndaj asaj pjese të shoqërisë që për më tepër nuk është pakicë, nuk është një entitet diku i veçuar, por është dominanca shoqërore, gjakimi historik, social e shoqëror i kombit. Mund të mos jesh dakort teologjikisht me besimin e tyre, por nuk bën të jesh armik i tyre nga një gjuhë përçmuese e deri kërcënuese. Deri në këtë pikë marrëzie ka mbërritur kjo skotë të marrësh ku veçon njëfarë Lëvizje për Rikthim. Dhe nën klimën acaruese që kanë provokuar në shoqërinë kosovare, duke jua sulmuar verbalisht besimin me një gjuhë të çartur, vjen kinse dokumenti sekret serb me broçkulla që as vetë nuk i besojnë, pasi vetë i kanë sajuar, drejtpërdrejt apo tërthorazi.

Muslimanët, ata që jetojnë me besimin e tyre, Islamin, me parimet e tij, me etikën, natyrshëm ndihen keq kur ndjejnë t’u ngulen “thikat pas shpine” të atyre që u thonë “mirëmëngjes” e “mirëmbrëma” në rrugë, që mund t’i kenë fqinjë e kolegë në punë, por dhe qeshin kur të tjerët nga jashtë thonë për ta, jetën e tyre besimore, gjëra që jo vetëm nuk ekzistojnë por dhe i shpërfaqin si budallenj me nam ata që u besojnë.

Ka shumëçka që mund të jetë politikë a gjeopolitikë në këtë botë, përveç xhamive. Kurrë nuk ndodh që një xhami të ngrihet nga politika apo gjeopolitika. Ashtu si kurrë një besimtar nuk zgjedh të jetojë i tillë nga ndonjë politikë e caktuar. Ato, besimi, xhamia, Islami si korpus botëkuptimor me bazë e burim qiellor, janë thellësisht dhe thelbësisht çështje shpirtërore. Por të shprishurit shpirtërisht dhe të degraduarit mendërisht dhe etikisht nuk kanë se si ta kuptojnë këtë.

Kësaj kategorie të ulët njerëzore, Zoti në Kur’an u drejtohet me fjalët “Vdisni në mllefin tuaj…”. Sepse e gjitha çfarë kanë e çfarë shprehin, nuk është veçse mllef, mllef i verbër nga e Vërteta!

Kështu ka qenë e kështu do jetë, sa të ekzistojë bota. Çështja është te zgjedhja njerëzore, ajo që buron nga ndërgjegja e brendshme, se ç’pozicion do marrësh përballë të së Vërtetës, ta pranosh apo ta luftosh. Dhe sigurisht, vjen më pas ballafaqimi i kësaj zgjedhjeje te Zoti, zotëruesi dhe kumtuesi dhe shpërfaqësi sublim i të Vërtetës.

“Dhe atë ditë shumë do kishin dashur të ishin muslimanë…”, thuhet sërish në Kur’an. Për ç’ditë është fjala? Për atë drejt së cilës të gjithë po shkojmë, pa e diskutuar, pa e vënë në dyshim, si drejt vdekjes. /tesheshi.com/

 

 

Lajme të ngjajshme

Nga Farid Hafez*: Pse Trump, Musk dhe Netanyahu po përfshihen kaq aktivisht në zgjedhjet evropiane
Opinione

Nga Farid Hafez*: Pse Trump, Musk dhe Netanyahu po përfshihen kaq aktivisht në zgjedhjet evropiane

29/08/2026
Nga Dr. Arben Ramkaj: Shteti Amë
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Shteti Amë

05/08/2026
Nga Joshka Fisher: Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?
Opinione

Nga Joshka Fisher: Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?

23/07/2026
Next Post
Deri në 54 gradë! Si mbijetohet në qytetin ku nxehtësia bëhet e padurueshme

Deri në 54 gradë! Si mbijetohet në qytetin ku nxehtësia bëhet e padurueshme

Gjoba këmbësorëve që shohin në telefona, ç’mendoni?

Gjoba këmbësorëve që shohin në telefona, ç'mendoni?

Ardian Vehbiu: Turqizmat në shqipe, pasuri e jo si sëmundje!

Ardian Vehbiu: Turqizmat në shqipe, pasuri e jo si sëmundje!

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.