Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Intervista

Assaf Gavron: Pse Netanyahu këtë herë do të humbasë, pse dueli me Erdoganin është një provokim

Shkrimtari izraelit që thotë se do të votojë për listën arabe Raam

by A G
2 weeks ago
in Intervista, Të fundit
Assaf Gavron: Pse Netanyahu këtë herë do të humbasë, pse dueli me Erdoganin është një provokim

Assaf Gavron s’ka asnjë dyshim se Netanyahu është i destinuar të humbasë zgjedhjet. “Ai do të paguajë përgjegjësitë e 7 tetorit në kutitë e votimit. Është arsyeja kryesore pse kjo qeveri nuk do të mbijetojë”, thotë ai në një intervistë për italianen “La Stampa”.

Dhe shkrimtari izraelit – i cili është ndër kundërshtarët më të ashpër të kryeministrit – dyshon se pikërisht për të shmangur humbjen, kryeministri po përpiqet “të ndezë fronte të reja dhe tensione rajonale, me shpresën se një konflikt mund të shtyjë ose të pengojë zgjedhjet”.

Po i referoheni sulmit izraelit në Siri që rindezi përplasjen mes Erdogan dhe Netanyahut?

Lexova se Izraeli nuk e kishte paralajmëruar Ankaranë për sulmin, çka më u duk si një provokim. Erdogani dhe lideri sirian treguan mençuri kur deklaruan se Netanyahu po përpiqej të rriste tensionet, por ata nuk ishin të interesuar ta ndiqnin atë rrugë. Shpresoj që edhe përpjekjet e ardhshme, qofshin në Gazë, Liban apo me Turqinë, të dështojnë dhe Bibi të mos arrijë të ndezë më tej zjarre në rajon.

A e keni vendosur se kujt do t’ia jepni votën tuaj?

Jam i ndarë mes partisë së Demokratëve dhe listës arabe Raam. Lideri i tyre, Mansour Abbas, është pragmatik; ai ishte arabi i parë që iu bashkua një qeverie izraelite, asaj të ndryshimit që parapriu këtë të tanishmen. Karriera e tij tregon se nuk ka frikë të bashkëpunojë, nuk është ekstremist dhe dëshiron të punojë për popullsinë arabe.

Sondazhet i japin Gadi Eisenkot një avantazh të dukshëm. Çfarë mendoni për të?

Ai po merr vrull dhe është sfiduesi kryesor, pasi gëzon pëlqimin e partive të tjera që mund të formojnë një koalicion me të. Është i ndershëm, jo i korruptuar, nuk mendon vetëm për veten dhe dëshiron me të vërtetë të rimëkëmbë shoqërinë.

Megjithatë nuk do të votoj për të, sepse ka deklaruar se nuk do të formojë qeveri me partitë arabe. Për mua kjo është absurde. Sepse të vazhdosh të flasësh sikur arabët të mos kishin legjitimitet politik vetëm sa e përforcon atë ide.

A janë këto zgjedhje të nxitura nga ndjenja e frikës në kundërshtim me atë të shpresës?

Po, por jo më shumë se të tjerat. E djathta ka bërë gjithmonë presion mbi frikën. Pra mbi idenë se jemi të dënuar me një luftë të përhershme, se të gjithë janë kundër nesh e duan të na shkatërrojnë, dhe se zgjedhja është mes atyre që do të dinë të jenë më të ashpër. E majta e vërtetë duhet të ofrojë një mundësi tjetër dhe të përpiqet të paraqesë diçka që nuk është lufta.

Atëherë çfarë i bën të ndryshme këto zgjedhje?

Së pari, votohet ndërsa lufta vazhdon ende në forma të ndryshme. Kjo është një qeveri e luftës dhe dëshiron të vazhdojë të jetë e tillë. Gjithashtu, ka një nivel korrupsioni që unë nuk e kam parë kurrë më parë.

Po dëgjohen denoncime për një fushatë zgjedhore të dhunshme, megjithatë në rrugë nuk duket ashtu. Çfarë mendimi keni krijuar?

Është e vërtetë. Të paktën në Tel Aviv nuk ndiej ndonjë energji të madhe. Ka provokime, si njerëz të së djathtës që ndjekin dhe kërcënojnë aktivistët e së majtës, por janë episode të vogla. Më kujtohen fushata ku mijëra apo dhjetëra mijëra njerëz mbushnin sheshet për të dëgjuar një politikan. Këtë herë nuk është kështu. Në rrugë gjithçka është shumë më e qetë.

Nga lëvizja për lirimin e pengjeve shumë njerëz prisnin një brez të re udhëheqësish politikë. Pse nuk ndodhi kjo?

Po, nuk pamë të shfaqej dikush tërësisht i ri, por kjo është e kuptueshme. Për familjet, qëllimi nuk ishte hyrja në politikë, por kthimi i bijve dhe bijave në shtëpi. Disa ia dolën, të tjerët jo. Nuk lindi një lëvizje e re politike. Harta politike përbëhet ende nga të njëjtat pjesë. Disa janë zmadhuar, ndërsa të tjerat janë zvogëluar.

Megjithatë ju jeni i bindur si kurrë më parë se Netanyahu do të humbasë?

Po. Në zgjedhjet e tjera shpresoja se ai do të humbiste, ndërsa këtë herë jam i sigurt. Publiku e di se ai është përgjegjës për ngjarjet e 7 tetorit. Sigurisht që ka shumë arsye të tjera, por ajo është kryesorja.

Vajza juaj Gali do të votojë për herë të parë. A flisni për këtë?

Po. Ajo është 19 vjeçee dhe i kushton shumë rëndësi votimit. Të nesërmen e zgjedhjeve fillon shërbimin ushtarak, ku do të bëjë një punë ndihmëse për ushtarët e rikthyer që kanë probleme sociale. Nuk është e përfshirë veçanërisht në politikë dhe më kërkoi t’i shpjegoj opsionet. I tregova se jam i ndarë mes Demokratëve dhe një liste arabe. Vajzat e mia mendojnë se jam pak i çmendur që qoftë edhe e marr parasysh këtë opsion. Besoj se ajo do të votojë për Demokratët. \tesheshi.com\

Lajme të ngjajshme

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska
Gjeopolitikë

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?
Diplomaci

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
Kontinentit që po i rritet barku
Shëndet & Gatim

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
Next Post
Ç’po ndodh me katolikët shqiptarë në përgjithësi e me ata të Kosovës në veçanti?!

Ç’po ndodh me katolikët shqiptarë në përgjithësi e me ata të Kosovës në veçanti?!

Ligjërimi i vrasjeve shtetërore: nga atentatet e Mossad-it te ekzekutimet e ICE në SHBA

Ligjërimi i vrasjeve shtetërore: nga atentatet e Mossad-it te ekzekutimet e ICE në SHBA

Hundëfutje izraelite në Ballkan: një propozim që mund të trazojë rajonin

Hundëfutje izraelite në Ballkan: një propozim që mund të trazojë rajonin

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.