• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Transnistria, “shteti që nuk ekziston”: Flamuj sovjetikë, trupa ruse dhe frika nga lufta

by A R
03/09/2026 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është ora dy pasdite dhe duhet varrosur një i vdekur. Në asfaltin e dëmtuar që të çon drejt fortesës së Bendery-t, nën flamujt e një shteti që nuk njihet ndërkombëtarisht, kortezhi i vogël mortor ecën në heshtje. Burrat mbajnë ikonat, ndërsa gratë kryqet dhe simbolet sovjetike.

Figura e Krishtit Pantokrator lëkundet mbi flamujt e kuq me drapër e çekan. Është një pamje që përmbledh në mënyrë perfekte kontradiktat e Transnistrisë, ose Pridnestrovies, siç e quajnë autoritetet separatiste.

“Ky është Transnistria”, thotë Viktori, një banor që udhëton çdo javë nga Kishinau për arsye pune. “Është një BRSS me pronë private, një paradoks ku nostalgjia për Bashkimin Sovjetik bashkëjeton me kapitalizmin dhe fenë.”

Transnistria shtrihet përgjatë lumit Dniestër, në lindje të Moldavisë, në një rrip toke rreth 200 kilometra të gjatë dhe rreth 20 kilometra të gjerë. Rajoni u shkëput nga Moldavia në fillim të viteve ’90, pas një lufte që shkaktoi rreth një mijë viktima, por konflikti nuk u mbyll kurrë me një traktat përfundimtar paqeje. Që atëherë, territori funksionon si një shtet de facto, me qeverinë, parlamentin, ushtrinë, monedhën dhe simbolet e veta, ndërsa pjesa dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar vazhdon ta konsiderojë atë pjesë të Moldavisë.

Në Tiraspol, kryeqytetin e vetëshpallur të republikës, flamuri i kuq me drapër e çekan valëvitet ende në ndërtesat publike, ndërsa statujat e Leninit dhe simbolet sovjetike janë pjesë e përditshmërisë. Autoritetet preferojnë emërtimin Pridnestrovie dhe e konsiderojnë termin “Transnistria” të lidhur me periudha historike dhe narrativa që ata i kundërshtojnë.

Në këtë territor, nostalgjia për Bashkimin Sovjetik është e dukshme, por realiteti ekonomik është krejt tjetër. Pas fasadës sovjetike funksionon një ekonomi private e kontrolluar në masë të madhe nga konglomerati Sheriff, i cili ka interesa në supermarkete, karburante, media, telekomunikacion, ndërtim dhe sektorë të tjerë.

Në qendër të këtij sistemi qëndron oligarku Viktor Gushan, një nga figurat më të fuqishme ekonomike të rajonit. Edhe futbolli është pjesë e kësaj historie. FC Sheriff Tiraspol ka luajtur në kompeticionet evropiane dhe shkaktoi një nga surprizat më të mëdha kur mposhti Real Madridin në Santiago Bernabéu. Kështu, në një territor që ruan flamujt dhe simbolet e komunizmit, kapitali privat ka marrë një rol dominues. Por mbi të gjitha qëndron prania ruse.

Rreth 1 mijë 500 trupa ruse ndodhen në rajon dhe paraqiten nga Moska si “paqeruajtëse”. Prania e tyre daton që nga konflikti i viteve ’90 dhe sot ka një rëndësi edhe më të madhe për shkak të luftës në Ukrainë. Transnistria ndodhet vetëm rreth 50 kilometra nga Odesa dhe frika është se rajoni mund të shndërrohet në një tjetër pikë presioni ndaj Ukrainës dhe Moldavisë.

Moska ka përsëritur se siguria e qytetarëve rusë në Tiraspol duhet të mbrohet dhe nuk ka përjashtuar skenarë të ndryshëm në rast të përkeqësimit të situatës. Në Tiraspol, ndërkohë, shumë njerëz vazhdojnë të jetojnë mes nostalgjisë dhe realitetit. Lada të vjetra, restorante me emra sovjetikë, monumente të Leninit dhe simbole të BRSS-së krijojnë përshtypjen e një kohe të ngrirë, por pas kësaj fasade ekziston një ekonomi që varet gjithnjë e më shumë nga tregu dhe nga mbështetja e jashtme.

Një nga goditjet më të forta erdhi me krizën e gazit pas ndërprerjes së tranzitit të gazit rus përmes Ukrainës në fillim të vitit 2025. Për dekada, Transnistria ishte mbështetur në energjinë ruse me kosto shumë të ulët, ndërsa sistemi energjetik ishte një nga shtyllat kryesore të mbijetesës së regjimit separatist. Tani rajoni është detyruar të përballet me një realitet tjetër: energjia kushton, mallrat mungojnë, pagat vonohen dhe ndihma nga Moska nuk mund të konsiderohet e pakufizuar.

“Pa dashur, shokët kanë zbuluar se gazi kushton, taksat nuk presin, mallrat mungojnë dhe pagat vonohen”, thotë Viktori. Në të njëjtën kohë, një brez i ri po largohet gjithnjë e më shumë nga identiteti sovjetik. “Ekziston një brez nën 40 vjeç që nuk e ka njohur kurrë BRSS-në”, është shprehur ministri i Jashtëm i Transnistrisë, Vitaly Ignatiev.

Një pjesë e madhe e banorëve kanë edhe shtetësi moldave ose ukrainase, duke u dhënë mundësi të udhëtojnë dhe të kenë akses në mundësi ekonomike jashtë rajonit. Kjo është një tjetër nga kontradiktat e këtij territori: politikisht e ndërton identitetin mbi distancimin nga Moldavia dhe Perëndimi, ndërsa shumë prej qytetarëve përdorin dokumentet moldave ose ukrainase për të lëvizur jashtë tij.

Transnistria mbetet një nga konfliktet e ngrira më të gjata në Evropë. Për Moldavinë, rikthimi paqësor i rajonit nën kontrollin e Kishinaut është një objektiv strategjik. Për Rusinë, territori ka rëndësi politike dhe ushtarake. Lufta në Ukrainë e ka bërë situatën edhe më të brishtë.

Nëse mbështetja ruse vazhdon, sistemi mund të mbijetojë; nëse ajo dobësohet, kriza ekonomike mund të rrisë presionin mbi autoritetet separatiste. “Mendonin se kishin gjetur parajsën e socializmit”, thotë Viktori, “por rrezikojnë të përfundojnë në një ferr të tipit Kubë.”

Next Post
Video tronditëse! Ky është momenti i aksidentit ku humbi jetën gazetari 26-vjeçar Xhejson Zogu

Video tronditëse! Ky është momenti i aksidentit ku humbi jetën gazetari 26-vjeçar Xhejson Zogu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com