• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: “Pasqyra Albania” për të kontrolluar qeverinë dhe luftuar dezinformimin. Të përfshihen edhe gjyqësori & legjislativi

by A R
03/09/2026 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe grupin parlamentar, ndërsa në fokus të diskutimeve ka qenë edhe platforma “Pasqyra Albania” dhe mënyra se si teknologjia dhe inteligjenca artificiale mund të përdoren për të rritur transparencën dhe kontrollin e qytetarëve mbi institucionet.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se “Pasqyra Albania” dhe “Besa” janë pjesë e përpjekjes për të kuruar “plagët e vendit” dhe për të krijuar një marrëdhënie të re mes qytetarit dhe shtetit.

Rama theksoi se në platformë do të jetë i pranishëm pushteti ekzekutiv, ndërsa sipas tij, do të ishte e dobishme që aty të përfshiheshin edhe dy pushtetet e tjera, ai gjyqësor dhe ai legjislativ.

““Pasqyra Albania” dhe “Besa” janë pjesë e përpjekjes për të kuruar këto plagë. “Pasqyra Albania” është një hapësirë e re ku, falë teknologjisë dhe mundësisë që na jep në këtë fazë inteligjenca artificiale, mund të bashkëjetojë e gjithë qenia publike e shtetit dhe e drejta e plotë e qytetarit për të kontrolluar shtetin e vet. Pushteti ekzekutiv do të jetë aktualisht aty, por e mira do të ishte që te “Pasqyra Albania” të jenë edhe dy pushtetet e tjera, ai gjyqësor dhe ai legjislativ. Por kjo mbetet në dorë të tyre”, tha Rama.

Teksa i cilësoi portalet institucionale si “rafte”, Rama tha se “Pasqyra Albania” është një hapësirë që synon t’i japë qytetarit informacion konkret mbi mënyrën se si qeveria merr dhe zbaton vendimet. Sipas Ramës, një nga qëllimet e platformës është që qytetarët të kenë mundësi të verifikojnë informacionin dhe të mos bëhen pre e dezinformimit lidhur me zhvillimet në vend.

“Lidhur me portalet institucionale, ato sot janë rafte. “Pasqyra Albania” është kontratë, është një kontratë kushtetuese e qytetarit me shtetin, ku qytetari nuk gjen çfarë tha qeveria sot, por gjen çfarë po bën qeveria në emrin tim, gjen pse qeveria po e bën këtë vendim, gjen kush e ka në dorë këtë çështje dhe mbi cilin ligj unë mund të provoj apo konsultoj këtë që po thuhet dhe po bëhet, që qytetari të mos bëhet pre e dezinformimit me atë që po bëhet në vend. “Pasqyra Albania” do të jetë vendi ku qytetari do t’i referohet vetë për të kuptuar se çfarë po bëhet me taksat e tij. Qytetari duhet të ketë mundësi që të gjejë me dokumente dhe procesverbale se çfarë po ndodh realisht”, tha Rama.

Pjesë e “Pasqyrë Albania” do të jetë edhe e-Albania, ku qytetarët do të mund të njoftohen në kohë reale se si mund të zgjidhen problematikat e tyre.

“ E-Albania do të jetë pjesë e “Pasqyrës Albania”, por risia është se halli individual nuk mbetet jetim në mjegullën e padepërtueshme dixhitale. “Pasqyra Albania” pasqyron në kohë reale dhe informon qytetarin se sa zgjat përgjigjja që duhet të marrë, ku ka ngecur procesi dhe mban në kontakt të vazhdueshëm çdo qytetar për çdo ndryshim që bëhet në korpusin legjislativ dhe atë rregullator të vendit. “Pasqyra Albania” do të fitojë një kapacitet të ri, që çdo qytetar të jetë i informuar përmes celularit për çfarë ndodh në fushën e tij të jetës. Një sipërmarrës i vogël, për shembull, ndryshimin e merr në WhatsApp-in e tij në kohë reale, sapo ai ndodh”, tha Rama.

Next Post
Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

Comments 1

  1. Labo Labi says:
    4 days ago

    Kur një avion, apo raketë, apo një njeri që çmëmdet dhe del jashtë kontrolli, nga e gjithë praktika në këtë botë, ka vetëm një zgjidhje, për avionët apo raketat, etj, etj, i ASGJËSOJNË, ndersa njerëzit ose i mbyllin përjetësisht në çmendinë, ose në se kanë bërë EDHE KRIME, i fusin në burg përjetë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com