E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vidhnin banesa, biznese dhe automjete në Peqin dhe Elbasan, arrestohen dy persona në Elbasan

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Elbasanit ka zbardhur dhe dokumentuar  4 raste vjedhjeje në Peqin dhe Elbasan, 3 prej tyre të kryera gjatë javës së fundit.

Në kuadër të operacionit “Gjurmët”, në pranga janë vënë dy persona, shtetasit G. Y., 34 vjeç, dhe F. J., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Policia bën me dije se nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje në banesa, biznese dhe automjete në Peqin dhe Elbasan, ku kanë marrë shuma parash dhe sende me vlerë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet i marrë me qira, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve, mjete të ndryshme për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që ata mund të kenë kryer.

 

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh