E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dhunuan kamerierin 18-vjeçar, Gjykata e Durrësit lë në burg dy të arrestuarit

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditë për dy personat e dyshuar për dhunën ndaj kamarierit 18-vjeçar, ngjarje e ndodhur në Malin e Robit, në Golem.

Bëhet fjalë për një nga pronarët e hotelit, Florian Habilaj, dhe shokun e tij, Enold Dragoti, të cilët u arrestuan nga Policia e Kavajës. Prokuroria i akuzon për “plagosje të rëndë me dashje”.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të pagës së 18-vjeçarit, i cili punonte si kamarier në hotelin e bashkëpronarëve Habilaj.

Ndërkohë, në orën 12:30, pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Melson Nelës, xhaxhait të kamarierit Genti Nela.

Nela u arrestua pasi u kap në automjet me një kallashnikov dhe tre karikatorë. Sipas Policisë, ai po udhëtonte i armatosur në drejtim të Golemit, me qëllim hakmarrjen ndaj personave që dyshohet se kishin dhunuar nipin e tij.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e konfliktit dhe dinamikën e ngjarjes.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh