E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni 76-vjeçar

Ilustrim · Vizion Plus

Një stuhi e fortë që përfshiu Qipron ka shkaktuar një ngjarje tragjike në zonën e Cape Greco.

Biznesmeni i njohur nga Limasoli dhe ish-piloti i garave të automobilizmit, Dimis Mavropoulos, 76 vjeç, humbi jetën pasi varka me të cilën ndodhej u përplas me shkëmbinjtë.

Ngjarja ndodhi në zonën detare të Agioi Anargyroi, mes Cape Greco dhe Konnos, ku kushtet e motit u përkeqësuan me shpejtësi.

Tre varka u përballën me detin e trazuar dhe erërat e forta, ndërsa dy prej tyre përfunduan të bllokuara në shkëmbinj dhe u shkatërruan.

Autoritetet aktivizuan Planin Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit “NEARCHOS” dhe nisën një operacion me mjete detare dhe ajrore. Mavropoulos u gjet pa ndjenja mbi shkëmbinj, por pavarësisht ndërhyrjes, nuk mundi të mbijetojë.

Në aksident u lënduan edhe vajza dhe partnerja e tij, të cilat u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Famagustës. Në total, gjashtë persona u shpëtuan nga operacioni.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh