E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari në Poliçan

Ilustrim · Vizion Plus

Një 31-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punimeve për hapjen e një pusi uji në fshatin Zhitom, Poliçan.

Ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve në tokën e shtetasit B. K., 31 vjeç, banues në fshatin Zhitom. Sipas policisë, shtetasi E. Gj., 39 vjeç, banues në Berat, ishte duke punuar me mjetin e tij tip “Fadromë” për hapjen e pusit.

Gjatë punimeve është shkëputur një masiv dheu, i cili ka zënë poshtë 31-vjeçarin B. K. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh