E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vetëm pak muaj tek Al Hilal, Benzema drejt largimit të bujshëm

Ilustrim · Vizion Plus

Sulmuesi francez Karim Benzema është gati t’i japë fund aventurës së tij me skuadrën e Al Hilal.

Lojtari i cili iu bashkua klubit saudit në fillim të vitit 2026 pas periudhës së tij tek Al Ittihad, është pranë zgjidhjes së kontratës me skuadrën e drejtuar nga tekniku Simone Inzaghi.

Sipas raportimeve të fundit, ndarja mes palëve tashmë duket e pashmangshme.

Ky vendim vjen pas një periudhe relativisht të shkurtër, gjatë së cilës Benzema, la jo pak gjurmë.

Benzema zhvilloi 16 ndeshje me fanellën e Al Hilal, duke shënuar 10 gola dhe asistuar 5 herë.

Aventura e 39 vjeçarit kishte nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në debutimin me Al Hilal, Benzema shënoi menjëherë, duke realizuar një tripletë kundër Al Okhdood dhe duke dhënë gjithashtu një asistim në fitoren e thellë 6-0.

Pavarësisht formës së mirë para portës, e ardhmja e francezit në Riad u bë gradualisht e pasigurtë dhe largimi i tij duket i pashmangshëm./VIZION PLUS

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh