E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë, ishte arrestuar dy ditë më parë

Ilustrim · Vizion Plus

Vlorë- Ka ndërruar jetë 32-vjeçari E.Sh, i cili mëngjesin e sotëm u konstatua në gjendje të rëndë shëndetësore në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Menjëherë i riu u transportua në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ky shtetas ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Policia bën me dije se i riu ishte arrestuar dy ditë më parë rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh