E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Prindërit mund të shohin në kohë reale situatat me fëmijët e tyre”, Rama prezanton kamerat inteligjente në shkolla: Do doja të instaloheshin dhe në klasa

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ka folur për sistemin e ri të kamerave inteligjente të instaluara në 20 shkolla në Tiranë, duke theksuar se teknologjia e re synon të rrisë ndjeshëm sigurinë e nxënësve dhe stafit.

Gjatë prezantimit të sistemit në gjimnazin “Partizani”, Rama tha se kamerat e vjetra ishin të pamjaftueshme për të monitoruar në kohë reale situatat dhe sjelljen në ambientet e përbashkëta të shkollave.

Sipas kryeministrit, sistemi i ri do t’u mundësojë edhe prindërve të kenë akses në kohë reale në pamjet e situatave ku përfshihen fëmijët e tyre.

Rama: Po kalojmë nga një gjeneratë kamerash të vjetra, të cilat ndihmonin deri në njëfarë mase por ishin të pamjaftueshme për të ndjekur situata në kohë reale dhe për të pasur një pamje të qartë të vijës së sjelljes në tërësi në mjedisin e përbashkët, te një gjeneratë e re kamerash që i krijon siguri shumë më të madhe shkollës dhe i jep prindërve mundësinë që të kenë në kohë reale sa herë që ata duan nëj pamje të çdo situate  ku është i përfshirë fëmija i tyre. Unë do doja që të kishte kamera dhe në klasa, pasi e kemi parë shembullin se sa shumë ndihmon për rregullin, kundër kopjes, por duke qenë se këtu ka një kufizim të qartë të bërë për sa i përket vendeve të BE-së, ne nuk do luftojmë me këtë kufizim. Këtu jemi në kushtet kur garantojmë një pamje në kohë reale, garantojmë një aleat shumë të fortë të punonjëvse të sigurisë dhe punonjësve të shkollave. Me këto kamera mund të shikohet çdo person që mund të vijë nga jashtë, çdo veprim i dyshimtë. Është e pamundur të pish duhan pa u detektuar. Është një sistem për të cilin kemi punar shumë.

Sistemi aktual është instaluar në 20 shkolla, kryesisht në institucionet me numër të lartë nxënësish. Rama bëri me dije se projekti do të zgjerohet edhe në shkolla të tjera në vend.

Ai tha gjithashtu se pas disa muajsh do të bëhet një vlerësim i projektit, përmes marrjes së mendimeve nga prindërit dhe mësuesit, duke shprehur bindjen se sistemi i ri do të rrisë ndjeshëm ndjenjën e sigurisë në shkolla.

Rama: Janë 20 shkolla, do vazhdojmë t’i shtojmë. Kemi zgjedhur shkollat më të populluara dhe ku ka nevojë edhe për të bërë një lloj raporti mbi këtë projekt që mbas X muajsh të marrim përshtypjet e pirndërve, mësuesve. Jemi të bindur që të gjithë do ndihen shumë më të qetë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh