E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidenti me një viktimë dhe dy të plagosur në Kurbnesh, ky është 20-vjeçari që humbi jetën

Ilustrim · Vizion Plus

Ky është i riu Claudio Ndoj, i cili humbi jetën ditën e djeshme (30 gusht) si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në Kurbnesh të Mirditës.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh. Automjeti drejtohej nga Arli Kaçorri, rreth 20 vjeç, ndërsa në të ndodhej edhe Claudio Ndoj, po 20 vjeç dhe një 15-vjeçar.

Kaçorri dyshohet se humbi kontrollin e makinës dhe si pasojë automjeti doli nga rruga duke përfunduar në greminë.

Fatkeqësisht, Ndoj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi dhe pasagjeri i mitur u dërguan në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh