E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri në grykën e Shkopetit merr përmasa të mëdha, situata kritike, pritet ndërhyrje nga ajri

Ilustrim · Vizion Plus

Zjarri që përfshiu masivin pyjor me dyshqe në fshatin Madhesh të Shkopetit është përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme.

Me gjithë ndërhyrjen e bërë ditën e djeshme nga toka dhe ajri, vatra e zjarrit u zgjeruar në një sipërfaqe të konsiderueshme duke përfshirë edhe fshatin Trodhën e Lundre, ndërsa flakët i janë drejtuar vargmalit të Skënderbeut.

Në operacion janë angazhuar dhjetra forca të shërbimit zjarrfikës, të shërbimit pyjor, mbrojtjes civile të Bashkisë Mat dhe një helikopter i AKMC.

Situata mbetet kritike për shkak të terrenit tepër të thyer, mungesës së rrugës për mjetet zjarrfikëse dhe erës së fortë.

Ndërkohë pritet që edhe gjatë ditës së sotme të ketë ndërhyrje nga ajri.

Edhe në Sllatinë të Dibrës, Vajkal e Qafë Helmes të Bulqizës zjarret mbeten aktive, teksa operacioni tokësor po vijon për vënien nën kontroll të tyre.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh