Showbiz
Cllevio sërish në telashe, autoritetet e ndalojnë në aeroportin e Milanos
30 Gusht, 2026 | 2:21 pm

Për reperin Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin Cllevio, duket se kanë nisur sërish telashet. Teksa po udhëtonte drejt Zvicrës, reperi është ndaluar nga autoritetet në aeroportin Malpensa të Milanos, në Itali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cllevio përmes një video të shkurtër në “InstaStory”, ku shfaqen valixhet e tij në një hapësirë pritjeje në aeroport.
Videon Cllevio e ka shoqëruar me një mesazh ku shkruan: “Kjo është dhoma e pritjes para se të të fusin në paraburgim. Më vjen keq Zvicër, Rinora 4”.
Në një tjetër postim, reperi ka kërkuar ndjesë publike ndaj fansave dhe organizatorëve për pamundësinë e pjesëmarrjes në koncertin e planifikuar në Zvicër. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arsyen e ndalimit.












































