Kryefjala Logo

Një muaj pas lindjes së djalit, Princ Leka dhe Blerta ndajnë portretin e ëmbël familjar

28 Gusht, 2026 | 1:57 pm

Një kapitull i ri ka nisur në jetën e Princ Lekës dhe Blerta Celibashit, të cilët rreth një muaj më parë u bënë prindër të një djali.

Çifti zgjodhi për vogëlushin emrin Aleksandër, ndërsa së fundmi kanë ndarë edhe disa fotografi familjare, duke treguar për herë të parë momente nga përditshmëria e tyre me të voglin.

Në pamjet e publikuara, Princ Leka dhe Blerta shfaqen pranë Aleksandrit, teksa po shijojnë javët e para të kësaj etape të re familjare.

IMG 6265 IMG 6266

Lidhja e tyre u bë publike rreth një vit më parë, ndërsa në mars çifti kurorëzoi dashurinë me një ceremoni private.

Për Princ Lekën, Aleksandër është fëmija i dytë. Ai është gjithashtu babai i Geraldinës, vajzës nga martesa e mëparshme me aktoren Elia Zaharia.

Martesa e Princ Lekës dhe Elias u zgjidh zyrtarisht në vitin 2024, pas një periudhe të shoqëruar edhe me përplasje që morën vëmendje të madhe mediatike.

Tashmë vëmendja është te familja e re dhe ardhja në jetë e Aleksandrit, me Princ Lekën dhe Blertën që duket se po shijojnë në privatësi ditët e para me vogëlushin.

Të ngjashme