Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Sipas pamjeve të mbërritura në redaksinë newsbomb.al shikohen se dy mjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëmtime në pjesën e parme.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihet akoma se çfarë e ka shkaktuar aksidentin. Megjithatë, autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
Dyshimet e para janë se përplasja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë, por mbetet për t’u parë në vijim se cilat janë shkaqet e ngjarjes, kur të kemi një reagim zyrtar.
