Showbiz
Labinot Tahiri nderohet nga veteranët e UÇK-së, merr mirënjohje për kontributin e tij
26 Gusht, 2026 | 10:52 am

Labinot Tahiri ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë, pasi është nderuar me mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këngëtari ka publikuar në Instagram dokumentin e mirënjohjes, ku vlerësohet kontributi i tij në mbështetje të kategorive të dala nga lufta, me theks të veçantë te veteranët e UÇK-së.
Në motivacion përmendet gjithashtu angazhimi humanitar i Tahirit, një fushë në të cilën këngëtari është përfshirë publikisht ndër vite.
Mirënjohja vlerëson edhe kontributin e tij në promovimin e vlerave të luftës çlirimtare dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
Dokumenti mban datën 16 korrik 2026 dhe është ndarë nga Dega e OVL-UÇK-së në Ferizaj, duke vlerësuar angazhimin e Tahirit ndër vite.

Këngëtari ka zgjedhur ta bëjë publik këtë moment në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit vlerësimin që ka marrë për kontributin e tij humanitar dhe mbështetjen ndaj veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta.












































