Kryefjala Logo

Partner i ri pas Klodit, Alice Maselli përballet me kritikat: “Më lini të jetoj në paqe”

25 Gusht, 2026 | 5:27 pm

Alice Maselli, ish-partnerja e finalistit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodit, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të një videoje në TikTok me partnerin e saj të ri.

Pamjet sollën reagime të shumta, por mes tyre nuk munguan as kritikat. Një ndjekës e akuzoi Alice se kishte rënë në dashuri sërish shumë shpejt pas përfundimit të marrëdhënies së mëparshme.

Këtë herë, Alice vendosi të mos heshtë.

Përmes një reagimi të gjatë, ajo sqaroi se nga fundi i lidhjes së saj të mëparshme kanë kaluar tashmë disa muaj dhe theksoi se askush nuk mund të përcaktojë momentin kur lindin ndjenjat. Ajo u shpreh gjithashtu mirënjohëse që gjeti forcën për të hapur sërish zemrën pas një periudhe jo të lehtë.

Edhe pse nuk e përmend Klodin me emër, një pjesë e deklaratës së saj duket se i referohet historisë së tyre dhe mënyrës se si Alice ka zgjedhur ta menaxhojë publikisht fundin e marrëdhënies.

“Me zgjedhjen time kam shmangur gjithmonë të flas, por ju siguroj se në atë situatë, të kesh forcën të ecësh përpara me pjekurinë që pata unë dhe pa baltosur askënd, nuk është diçka që mund ta bëjë kushdo”, është shprehur ajo.

Fjalët e saj kanë ngritur pikëpyetje për atë që mund të ketë ndodhur mes ish-çiftit larg syrit të publikut. Megjithatë, Alice nuk ka dhënë detaje dhe ka zgjedhur të mos bëjë akuza konkrete.

Në vend të kësaj, ajo ka kërkuar që publiku të mos gjykojë një histori pa njohur atë që ka ndodhur në të vërtetë.

“Nuk mendoj se jam unë personi që duhet të komentoni. Më lini të jetoj jetën time në paqe”, ka shtuar ajo.

Ky nuk është reagimi i parë i Alice lidhur me këtë histori. Javë më parë, pasi disa ndjekës i dërgonin fotografi të Klodit me Elijonën, ajo kërkoi publikisht që të mos përfshihej më në situatën e tyre.

“Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt, shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre dhe jo në të miat. Unë kam ecur përpara, faleminderit”, shkroi ajo atëherë.

Tashmë Alice duket se kërkon ta bëjë edhe më të qartë pozicionin e saj: e kaluara është mbyllur dhe ajo dëshiron të vazhdojë jetën e saj pa u rikthyer vazhdimisht te historia me Klodin.

IMG 5895

Të ngjashme