Kryefjala Logo

Adelina Tahiri feston ditëlindjen e të birit, urimi i ëmbël për Jonin

27 Gusht, 2026 | 3:58 pm

Një ditë e mbushur me emocione për Adelina Tahirin, e cila ka festuar ditëlindjen e djalit të saj, Jonit.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një moment nga festa, ku i biri shfaqet pranë tortës së ditëlindjes. Krahas fotos, Adelina ka zgjedhur t’i kushtojë disa fjalë të ndjera, duke treguar edhe një herë lidhjen e veçantë mes tyre.

“Jeta mamit edhe 100! Je gjëja më e shtrenjtë që kam. Të don mami pafund. Urime JonKA!”, ka shkruar këngëtarja.

IMG 6101
Edhe pse Adelina preferon që një pjesë të jetës së saj familjare ta mbajë larg vëmendjes publike, në raste të veçanta nuk mungojnë fotografitë dhe dedikimet për të birin.

Këtë herë ishte ditëlindja e Jonit ajo që e bëri këngëtaren të ndajë me publikun emocionet e saj, me një urim të shkurtër, por plot dashuri.

Të ngjashme