Showbiz
Çmim që të ngre qimet përpjetë, Alba Pollozhani investon 20 mijë euro në flokë
27 Gusht, 2026 | 11:49 am

Alba Pollozhani ka vendosur të ndryshojë pamjen, por këtë herë vëmendjen nuk e ka marrë vetëm rezultati. Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova ka surprizuar me shumën që thotë se ka kushtuar modeli i saj i ri i flokëve: 20 mijë euro.
Dhe nga ai moment, flokët kaluan pothuajse në plan të dytë. Vëmendjen e mori çmimi.
Ndjekësit kanë nisur të komentojnë pamjen e re, ndërsa shuma e deklaruar është kthyer në detajin që ka ngjallur më shumë reagime.
Alba njihet për eksperimentet me pamjen dhe ndryshimet e shpeshta, por nuk dihet nëse kjo shifër është e vërtetë apo thjeshtë një deklratë për të tërhequr vëmendje.












































