Kryefjala Logo

Ditë zie për këngëtarin shqiptar, Blero humb një nga njerëzit më të shtrenjtë

27 Gusht, 2026 | 7:40 am

Një moment i dhimbshëm për Blero Muharremin. Këngëtari ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta tezja e tij, një person të cilin ai e konsideronte si nënën e tij të dytë.

Lajmin e trishtë Blero e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar edhe një fotografi pranë saj.

Në dedikimin prekës, këngëtari tregon lidhjen e veçantë që kishte me të, duke zbuluar gjithashtu se ajo ishte motra binjake e nënës së tij.

“Sot humba një pjesë të shpirtit tim. Tezja ime, binjakja e nënës sime, por për mua një nënë e dytë. Do të më mungosh gjithë jetën. U prehsh në paqe, o shpirt i bardhë”, shkruan Blero.

A93287CD 8832 4C03 A241 0A2D598D35AB F87E3129 E4B9 4A2D A134 E920FB35FEAC

Fjalët e tij tregojnë se humbja ka qenë veçanërisht e rëndë për këngëtarin, i cili e përshkruan tezen jo thjesht si një pjesëtare të familjes, por si një figurë amësore në jetën e tij.

Blero nuk ka dhënë detaje të tjera rreth ndarjes së saj nga jeta, duke zgjedhur që në këtë moment të dhimbshëm ta kujtojë përmes një fotografie dhe disa fjalëve të ndjera.

Të ngjashme