"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
• Në protestën e sotme në 1 shtator, protestuesit kanë ndryshuar skenarin e revoltës qytetare. • Protestuesit fillimisht u mblodhën në hyrjen e Kryeministrisë për të bllokuar daljen, pasi kryeministri Edi Rama ndodhej në ambientet e Kryeministrisë. • Para ambienteve të institucionit u vendos menjëherë edhe një numër i madh i efektivë të policisë. • Teksa protestuesit po i afroheshin derës së Kryeministrisë, qytetarët janë përplasur me policinë. • Pas paralajmërimeve përmes megafonëve, efektivët kanë ndërhyrë me forcë për të larguar protestuesit që tentonin të afroheshin edhe më shumë drejt godinës së Kryeministrisë. • Gjatë përplasjeve, policia nisi përdorimin e gazit lotsjellës, ndërkohë në bulevard mbërriti edhe autoboti me ujë. • Efektivët e policisë shoqëruan gjithashtu 11 persona, mes tyre Dritan Goxhaj, Arvina Lleshi dhe Kujtim Gjini. • Pas shoqërimeve, protestuesit nisën marshimin dhe u ndanë në dy grupe. Disa janë zhvendosur drejt Komisariatit Nr. 1 dhe disa të tjerë drejt Komisariatit Nr. 3, ku ndodhen protestuesit e shoqëruar. • Përpara komisariateve, protestuesit kanë kërkuar lirimin e qytetarëve të shoqëruar, duke bërë thirrje: “Lironi çunat, lironi gocat! Nuk jeni vetëm!”. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.
23 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Tensionet dhe përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë po vijojnë. Gjatë tensioneve është regjistruar edhe një moment paniku, ku një i mitur ka shpërthyer në lot nga frika. Ndërkohë e ëma e tij i është drejtuar me tonë revoltuese policisë, duke i kërkua që t’i mbrojë qytetarët dhe jo t’i frikësojë.
“Të frikësohet fëmija nga policia që supozohet ta mbrojë atë, është turp. Policia supozohet ta mbrojë! Turp të keni!”, është shprehur ajo.
Këto zhvillime vijnë pas përplasjeve të regjistruara më herët pranë Kryeministrisë, ku protesta e 94-të kundër qeverisë u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë./Dosja.al
TIRANË- Tensione dhe përplasje pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë po vijojnë ende. Situata u tensionua mes qytetarëve dhe forcave të policisë, pasi protestuesit kanë kërkuar informacion për personat e shoqëruar dhe kanë kundërshtuar veprimet e policisë.
Gjatë momenteve të tensionit, një qytetare është ndjerë keq, ndërkohë në vendngjarje është kërkuar ndërhyrja për t’i dhënë ndihmën e nevojshme./Dosja.al

TIRANË- Tensione janë shënuar te Komisariati Nr. 3, ku efektivët e policisë janë përplasur me protestuesit dhe kanë tentuar t’i largojnë nga rruga. Efektivët u kanë bërë thirrje qytetarëve “Hapni rrugën", ndërsa më pas kanë shtyrë protestuesit në njërën anë të rrugës, për të lejuar kalimin e autobotit të ujit të policisë.
Gjatë përplasjes, efektivët kanë kryer edhe arrestime të disa protestuesve. Zhvillimet vijnë pas përplasjeve të regjistruara më herët pranë Kryeministrisë, ku protesta e 94-të kundër qeverisë u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë./Dosja.al

TIRANË- Tubimi i 94-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është zhvendosur te komisariatet ku mbahen qytetarët e shoqëruar gjatë protestës para Kryeministrisë. Protestuesit janë zhvendosur te Komisariati Nr. 1 dhe Komisariati Nr. 3, për të kërkuar lirimin e protestuesve të ndaluar, ndërsa nga ana e tyre kanë vijuar thirrjet kundër Policisë së Shtetit dhe kryeministrit Edi Rama.
“Polici e krimit!”, “Arrestoni Ramën!” dhe “Mos na provokoni!”, “Lironi qytetarët”, janë disa prej thirrjeve të protestuesve. Në total janë 11 persona të ndaluar, 6 në Komisariatin Nr. 1 dhe 5 të tjerë në Komisariatet Nr. 3 dhe Nr. 4./Dosja.al

TIRANË- Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit janë ndarë në dy grupe. Disa janë zhvendosur drejt Komisariatit Nr. 1 dhe disa të tjerë drejt Komisariatit Nr. 3, ku ndodhen protestuesit e shoqëruar gjatë protestës së 94-të te Kryeministria.
Përpara komisariateve, protestuesit kanë kërkuar lirimin e qytetarëve të shoqëruar, duke bërë thirrje: “Lironi çunat, lironi gocat! Nuk jeni vetëm!”. Pas protestës së 94-të janë ndaluar në total 11 persona, 6 prej të cilëve po mbahen në Komisariatin Nr. 1, ndërsa 5 të tjerë në Komisariatet Nr. 3 dhe Nr. 4, ku protestuesit janë mbledhur duke kërkuar lirimin e tyre.
Ndarja e protestuesve në dy grupe ka ardhur pas marshimit të nisur nga Kryeministria, ku qytetarët qëndruan për rreth dy orë duke bllokuar hyrjet e godinës dhe u përplasën me forcat e policisë./Dosja.al
TIRANË- Ky është mometi i shoqërimit të Dritan Goxhajt, një prej figurave të angazhuara në protestat kundër qeverisë. Momenti i shoqërimit të tij është publikuar në rrjetet sociale nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Në pamjet e publikuara shihet Goxhaj teksa shoqërohet nga efektivët e policisë, ndërsa dëgjohet duke kundërshtuar veprimin e uniformave blu.
“Policia bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Po më marrin me urdhër të Edi Ramës, nuk bëra asgjë bëra thirrje vetëm që policia të lirojë rrugët dhe sheshet, shprehet Goxhaj", dëgjohet të thotë Goxhaj në momentin kur po shoqërohej.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e Kryeministrisë, pas përfundimit të protestës së 94-të dhe nisjes së marshimit të protestuesve në drejtim të Komisariatit nr. 1. Siç shihet edhe në pamje, Rama është larguar nga godina nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në zonën përreth vijonte prania e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit.
Dalja e kryeministrit nga institucioni ka ndodhur pak pasi protestuesit u larguan nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe nisën marshimin, me destinacion Komisariatin nr. 1, ku kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës.
Protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa efektivët përdorën edhe spraj lotsjellës për të larguar qytetarët nga godina e Kryeministrisë./Dosja.al

Dita e 94 e protestës/ Rreth 10 persona të shoqëruar pas tensioneve e përplasjeve te Kryeministria, protestuesit nisen drejt komisariatit 1

TIRANË- Pas tensioneve dhe përplasjeve te Kryeministria, protestuesit kanë nisur marshimin. Protesta u shoqërua me tensione e përplasje, pasi qytetarët bllokuan hyrjet e Kryeministrisë.
Forca të shumta u vendosën gardh, ndërsa pati edhe përplasje mes policëve dhe qytetarëve. Gjatë tubimit, 10 persona janë shoqëruar nga ana e policisë, mes tyre Dritan Goxhaj, Arvina Lleshi dhe Kujtim Gjini./Dosja.al

TIRANË- Aktivisti Emiljando Kita, ka denoncuar përdorimin e dhunës nga efektivët e policisë ndaj protestuesve. Me anë të një video të publikua në rrjetet sociale, Kita shprehet se efektivët kanë tërhequr zvarrë qytetarët pa i provokuar.
“Jemi dëshmitarë që policia ka ushtuar dhunë pa u provokuar, pa u gjuajtur asgjë. Polica ka ushtuar dhunë, ka tërhequr zvarrë dhe tani po arreston protestues”, deklaroi aktivisti.
Situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit dhe forcat e policisë janë përballë njëri-tjetrit, në tentativë nga ana e forcave blu për të liruar hyrjen. Pas tensioneve te Kryeministria, ka mbërritur edhe autoboti me ujë dhe policia ka nisur shoqërimet e qytetarëve.
"Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al

TIRANË- Një nga organizatorët e protestës, Dritan Goxhaj është shoqëruar në polici pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë. Shoqërimi i tij është bërë pas tensioneve mes protestuesve që rrethuan kryeminitrinë dhe forcave të rendit të dislokuara në zonë.
Gjatë përplasjeve janë shoqëruar edhe edhe persona të tjerë, Arvina Lleshi dhe Kujtim Gjini. Ata janë shoqëruar me dhunë, ndërkohë Kujtim Gjini mësohet se ka plagë në dorë./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit kanë sfiduar kryeministrin Edi Rama që të dalë në bulevard. Teksa po vijojnë të qëndrojnë përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë brohoritur “Edi Rama frikacak”.
Sipas raportimeve, kryeministri Rama ndodhet në zyrë, ndërsa qytetarët vijojnë të bëjnë thirrje se nuk do të largohen nga sheshi deri në largimin e tij nga pushteti./Dosja.al

TIRANË- Situata është përshkallëzuar mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit. Bëhet me dije se policia ka rritur numrin e personave të shoqëruar. Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar qytetarët nga zona përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen dhe kanë vijuar qëndrimin e tyre.
Në terren ndodhen forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së, ndërsa situata vijon të monitorohet nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit./Dosja.al
TIRANË- Situata vijon të jetë e tensionuar përpara Kryeministrisë, ku prej 94 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pranë Kryeministrisë kanë “zbarkuar” edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët po ndjekin nga afër situatën dhe zhvillimet përpara godinës qeveritare.
Protestuesit po vijojnë të qëndrojnë përballë kordonit policor, ndërsa tensionet dhe përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve janë shënuar disa herë gjatë mbrëmjes. Po ashtu, pas tensioneve te Kryeministria, ka mbërritur edhe autoboti me ujë./Dosja.al
TIRANË- Situata vijon të jetë e tensionuar përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kanë vijuar protestën e tyre, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë përplasur me efektivët e policisë, të cilët po tentojnë t’i largojnë nga hyrja kryesore ndërsa kryeministri Edi Rama vijon të ndodhet në zyrën e tij.
Pasi policia i ka shtyrë vazhdimisht, disa protestues i janë kthyer kordonit të policisë me gurë. Po ashtu, pas tensioneve te Kryeministria, ka mbërritur edhe autoboti me ujë./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë ulur në shesh, pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë. Në shesh po oshëtijnë thirrjet: Ju erdhi fundi! Arrestoni Ramën! Polici këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne.
Gjatë protestës, forcat e policisë kanë tentuar të largojnë qytetarët nga zona pranë godinës, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar urdhrat e efektivëve dhe kanë vijuar të qëndrojnë në zonën përpara Kryeministrisë./Dosja.al
TIRANË- Pas tensioneve që po shoqërojnë protestën e 94-të te Kryeministria, ka mbërritur edhe autoboti me ujë. Protestuesit kanë rrethuar Kryeministrinë, duke tentuar të hyjnë brenda ambienteve, ndërsa policia ka blinduar godinën.
Situata është shoqëruar me përplasje të forta mes palëve, ndërsa nga radhët e protestuesve vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. “Rama jep dorëheqjen”, është një nga thirrjet që dëgjohet gjatë protestës./Dosja.al

TIRANË- Policia ka nisur shoqërimet e para të protestuesve. Policia me forca të shtuara ka vendosur të shtyjë qytetarët, duke tentuar që ti largojnë nga hyrja e kryeministrisë.
Protestuesit kanë bllokuar të dyja hyrjet e Kryeministrisë dhe kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të dalë përballë tyre. Përshkallëzimi i protestës vjen pas paralajmërimeve të bëra një ditë më parë për nisjen e mosbindjes civile gjatë muajit shtator./Dosja.al

TIRANË- Forcat “Shqiponja” kanë zbarkuar këtë mbrëmje pranë Kryeministrisë, teksa situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet përpara godinës qeveritare. Protestuesit kanë bllokuar dy hyrjet e Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin dhe lëvizjen në këtë pjesë të bulevardit.
Policia u ka bërë thirrje protestuesve që të zhbllokojnë rrugën dhe të mos pengojnë qarkullimin. Ndërkohë, prania e forcave “Shqiponja” ka shtuar masat e sigurisë pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa vijon grumbullimi i qytetarëve.
“Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi” dhe “Dil në bulevard” janë ndër thirrjet e dëgjuara nga protestuesit./Dosja.al
TIRANË- Protesta e 94-të kundër qeverisë Rama ka nisur me tensione përpara Kryeministrisë. Protestuesit janë përballur me një gardh policor të vendosur nga efektivët për të mbajtur të rrethuar godinën qeveritare.
Përballë efektivëve të policisë dhe gardhit metalik, protestuesit kanë brohoritur në kor “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi". Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të mjaftohen më vetëm me tubimin në bulevard dhe se gjatë muajit shtator protesta pritet të marrë një tjetër formë, përmes veprimeve të mosbindjes civile.
Punonjësit e policisë u gjendën të papërgatitur, por më pas u bënë kordon, ndërsa në disa momente pati dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve./Dosja.al
TIRANË- Këtë të martë, protestuesit kanë ndryshuar skenarin e revoltës. Ata janë pozicionuar në hyrje të Kryeministrisë me qëllim bllokimin e daljes, pasi kanë mësuar se kryeministri Edi Rama ndodhet brenda ambienteve të institucionit.
Qytetarët kanë brohoritur në kor “Edi Rama dil në bulevard,” ndërsa vijojnë të qëndrojnë përpara godinës. Ndërkohë, në ambientet përpara Kryeministrisë janë vendosur edhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët po monitorojnë situatën./Dosja.al
TIRANË- Në protestën e sotme në 1 shtator, protestuesit kanë ndryshuar skenarin e revoltës. Protestuesit janë mbledhur në hyrjen e Kryeministrisë për të bllokuar daljen pasi kanë mësuar se kryeministri Edi Rama ndodhet në ambientet e Kryeministrisë.
Gjithashtu para ambienteve të institucionit janë vendosur edhe efektivë policie. Teksa protestuesit po i afroheshin derës së Kryeministrisë, qytetarët janë përplasur edhe me policinë./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 94 radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Gjatë grumbullimit në Sheshin “Skënderbej”, një i moshuar theksoi se qeveria e Rama po e shtyp popullin deri në palcë. Ai theksoi se politikanët hanë mish fazani dhe pinë shampanjë, ndërsa populli nuk ka as bukë që të hajë.
“Janë një qeveri neofashiste që po shtyp popullin deri në falcë, ata pë ete hanë mish fazani e pinë shampanjë, kurse ne nuk kemi as bukë thatë. Jam i përndjekur politik. Duhet të rrimë në shesh derisa ta rrëzojmë këtë qeveri. Që të gjitha këto parti duhen rrëzuar. Protestuesit duhet të shkojnë në Amerikë, jo Saliu e Fatmir Mediu”, tha ai./Dosja.al