"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Eshte e vertete qe në vitin 2024, BE-ja përbënte 57.4% të tregtisë së mallrave të Shqipërisë, ndërsa destinacionet kryesore të eksporteve shqiptare përfshinin Italinë, Kosovën, Greqinë dhe Gjermaninë.
Shqipëria po hedh hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian, por do te ishte gabim që integrimi evropian të kuptohej vetëm si mundësi për të shitur më shumë mallra në Itali, Greqi apo Gjermani. Eshte e vertete qe në vitin 2024, BE-ja përbënte 57.4% të tregtisë së mallrave të Shqipërisë, ndërsa destinacionet kryesore të eksporteve shqiptare përfshinin Italinë, Kosovën, Greqinë dhe Gjermaninë. Kjo tregon se lidhja me ekonominë evropiane ekziston tashmë. Çështja është se si Shqipëria mund ta thellojë dhe ta bëjë atë më produktive gjate procesit te integrimit ne BE. Sepse për biznesin shqiptar, integrimi do të thotë gjithashtu akses në teknologji, kapital, partnerë, zinxhirë furnizimi dhe dije. Pra integrimi nuk eshte vetëm një proces politik dhe institucional por dhe ekonomik që do të ndryshojë mënyrën se si bizneset shqiptare prodhojnë, konkurrojnë, investojnë dhe eksportojnë. Ne kete kuader, per kompanitë shqiptare, tregu evropian përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme, por njëkohësisht edhe një provë të fortë konkurrence qe kërkon përshtatje të menjëhershme me rregulla strikte si dhe standarde të larta.
Kur flitet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, diskutimi për biznesin shpesh përqendrohet te standardet, certifikimet, dokumentacioni dhe përafrimi i legjislacionit. Të gjitha këto janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë. Tregu i BE-së nuk kërkon vetëm që një kompani shqiptare të prodhojë një produkt që “lejohet” të shitet në Evropë. Ai kërkon që kompania të jetë në gjendje ta prodhojë atë produkt në mënyrë të qëndrueshme, me cilësi të njëjtë, me kosto të kontrolluar, me dokumentacion të plotë, me afate të respektuara dhe me një markë që krijon besim. Pyetja nuk është vetëm: “A është produkti shqiptar në përputhje me standardin evropian?”. Pyetja duhet të jetë: “A është kompania shqiptare e organizuar sipas mënyrës se si funksionon një kompani që konkurron në tregun evropian?”
Këtu qëndron një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë, pasi kriteret ekonomike të anëtarësimit në BE kërkojnë jo vetëm ekzistencën e një ekonomie funksionale tregu, por edhe aftësinë për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda Bashkimit Evropian e qe lidhet me kapitalin njerëzor, arsimin, inovacionin, teknologjinë, kapitalin fizik, strukturën e ndërmarrjeve dhe integrimin ekonomik me BE-në. Prandaj, integrimi evropian duhet të shihet si një transformim i modelit të biznesit shqiptar. Ne kete kuader Polonia mund te shihet si nje shembull interesant I konsiderimit te integrimit si proces transformimi. Para anëtarësimit, ndermarrjet e vogla dhe te mesme polake u përballën me nevojën për të përshtatur legjislacionin, sistemet rregullatore, standardet dhe mënyrat e certifikimit me kërkesat evropiane. Studimet e periudhës së paraanëtarësimit theksonin se ndikimi i integrimit nuk do të ishte i njëjtë për të gjitha kompanitë dhe se madhësia e ndermarrjeve dhe bizneseve ndikonte drejtpërdrejt në aftësinë për t’u përballur me kërcënimet dhe mundësitë e reja. Mësimi për Shqipërinë është i qartë: mos prit anëtarësimin për të filluar përshtatjen.
Kompania që fillon sot të investojë në standarde, teknologji, produktivitet dhe tregje të huaja ka shumë më tepër kohë për të mësuar nga gabimet.
Çfarë do të kërkojë tregu i BE-së?
Një nga sfidat më të mëdha do të jetë respektimi i standardeve evropiane. Bizneset duhet të jenë në gjendje të dokumentojnë cilësinë, sigurinë dhe origjinën e produkteve të tyre. Për sektorë si ushqimi, bujqësia, industria përpunuese, tekstilet, materialet e ndërtimit dhe produktet e ndryshme industriale, kjo nënkupton investime në laboratorë, pajisje, procese kontrolli të cilësisë dhe certifikime ndërkombëtare. Nga eksperienca ime si konsulent ne disa kompani brenda dhe jashtë vendit ne kuadër te menaxhimit dhe aplikimit te QA/QC, (Procesi i Sigurimit te Cilësisë dhe Kontrollit te Cilësisë) ky proces kërkon mjete monetare te domosdoshme për hartimin e një dokumentacioni te madh qe përfshin manuale, procese e procedura, karta teknologjike, etj. qe duhet te jene ne përputhje dhe ne respektim te standardeve evropiane dhe atyre ISO apo standarde te tjera simbas rastit dhe kërkesës. Kjo kërkon jo vetëm hartimin e tyre por dhe njohjen, edukimin e personelit qe do ti zbatoje dhe ndjekjen e zbatimit te tyre ne çdo hap te procesit. Disa kompani te mëdha dhe me potenciale financiare si Balfin, Orion Construction, AMG, DiMal, Vega Energy, Atelier 4, etj. tashme kane investuar mjete te rëndësishme financiare për aplikimin dhe realizimin e standardeve ISO,EN, HACCP, BREEAM, etj. Ndërsa për bizneset dhe ndërmarrjet e vogla dhe te mesme mbetet shume për te bere, pasi shpesh nuk kanë kapacitetet financiare dhe njerëzore për të përballuar vetë të gjitha kostot e përshtatjes.
Biznesi shqiptar nuk mund të konkurrojë në Evropë vetëm përmes kostos së ulët të punës. Ky model ka kufizime të qarta, sidomos në kushtet e rritjes së konkurrencës nga vendet me kosto më të ulta. Rruga afatgjatë duhet të jetë rritja e produktivitetit përmes teknologjisë, automatizimit, digjitalizimit dhe inovacionit. Edhe Komisioni Evropian e vendos produktivitetin e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme në qendër të konkurrueshmërisë së ekonomisë evropiane. Për biznesin shqiptar kjo do të thotë se investimi në teknologji nuk duhet të shihet si një shpenzim shtesë, por si kusht për të mbijetuar në tregun evropian.
Një tjetër pengesë është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Bizneset shqiptare do të kenë nevojë për specialistë në teknologji, menaxhim, financë, eksporte, marketing ndërkombëtar, kontroll cilësie dhe standarde evropiane. Prandaj, integrimi ekonomik nuk mund të ndahet nga reforma në arsimin profesional dhe nga lidhja më e fortë mes universiteteve dhe kompanive.
Për të konkurruar në BE, bizneset duhet të jenë më të dixhitalizuara, jo vetëm për shitjet online, por edhe për menaxhimin e financave, logjistikës, dokumentacionit, prodhimit dhe marrëdhënieve me klientët. Digjitalizimi do të jetë i rëndësishëm, sepse u mundëson atyre të arrijnë klientë ndërkombëtarë pa pasur nevojë për një prani fizike në çdo treg.
Rregullat evropiane po vendosin gjithnjë e më shumë kërkesa për efiçencën energjetike, emetimet, riciklimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve. Për disa kompani shqiptare kjo do të jetë një kosto e re, por për të tjera mund të jetë një mundësi për të investuar në energji të rinovueshme, teknologji të pastra dhe produkte të gjelbra.
Bazuar ne sa me sipër pyetja kryesore mbetet: sa i gatshëm është biznesi shqiptar për këtë realitet të ri? Përgjigjja nuk mund të jetë as “i gatshëm” dhe as “i papërgatitur”. Referuar realitetit te sotëm, biznesi ka treguar një aftësi të konsiderueshme për t’u përshtatur me tregjet ndërkombëtare, se ka potencial por ka ende dobësi strukturore e teknologjike qe do te kërkojnë investime dhe ndryshime të rëndësishme për te përballuar konkurrencën ne tregun evropian. Nisur përsëri nga eksperiencat personale ne disa kompani ku kam dhënë konsulencë ne Menaxhimin e Projekteve, Menaxhimin e Kontrollit te Cilësisë, Menaxhimin Korporativ, Planifikim Strategjik, etj., gjykoj se për të qenë i konkurrueshëm ne BE, sektori privat në Shqipëri duhet të kapërcejë disa pengesa strukturore dhe kulturore:
6. Ndryshimi i mentalitetit sipërmarrës
Ekziston ende një qasje tradicionale “fitim i shpejtë dhe pa planifikim afatgjatë”. Tregu i BE-së kërkon vizion strategjik, qëndrueshmëri dhe orientim drejt shërbimit e cilësisë, jo vetëm çmimit të ulët. Pikërisht këtu lind nevoja e ndryshimit te mentalitetit: nga “të shesim” te “të ndërtojmë një kompani konkurruese”, qe përveç te tjerave kërkon një ndryshim ne kulturën e punës dhe bërjes biznes. Kjo pasi një pjesë e biznesit shqiptar është ndërtuar mbi marrëdhëniet personale, fleksibilitetin, improvizimin dhe aftësinë për të zgjidhur problemet në momentin që shfaqen. Sigurisht qe këto janë avantazhe të rëndësishme. Sipërmarrësi shqiptar shpesh është shumë fleksibël, i shpejtë në vendimmarrje dhe i aftë të përshtatet me situata të paparashikuara.
Por ajo që funksionon në një treg të vogël dhe informal nuk funksionon domosdoshmërisht në një treg prej qindra milionë konsumatorësh. Në tregun evropian, fleksibiliteti duhet të kombinohet me sistem. Nuk mjafton të thuash: “Ne e bëjmë mirë.” Duhet të provosh me dokumentacion dhe procese e procedura te qarta qe tregojnë se si e ke arritur këtë. Kjo është kalimi nga biznesi i bazuar te individi te biznesi i bazuar te procesi. Dhe ky ndryshim është thelbësor.
7. Ndryshim nga biznesi i pronarit te kompania institucionale
Një tjetër problem është varësia e madhe e biznesit apo ndërmarrjes nga pronari. Në shumë kompani të vogla shqiptare, pronari është njëkohësisht: drejtues, financier, negociator, menaxher blerjesh e shitjesh, personi që kontrollon prodhimin, personi që merr vendimet për punonjësit, etj. Ky model mund të funksionojë në fillim. Por nuk mund të jetë baza e një kompanie që synon të rritet dhe të hyjë në zinxhirët evropianë të furnizimit.
Kompania duhet të fillojë të ndërtojë: role, përgjegjësi, procedura, tregues performance, kontroll, përmirësim. Në vend të pyetjes “kush e bën këtë?”, duhet të ekzistojë pyetja “cili është procesi për ta bërë këtë?”. Ky ndryshim është i padukshëm për konsumatorin, por është një nga diferencat më të mëdha midis një biznesi familjar që operon lokalisht dhe një kompanie që mund të jetë furnitore e një grupi evropian.
8. Teknologjia dhe dixhitalizimi
Shumë biznese shqiptare vuajnë nga prapambetja teknologjike. Automatizimi i proceseve, përdorimi i inteligjencës artificiale dhe dixhitalizimi i logjistikes apo proceseve te tjera janë kushte paraprake për të funksionuar në tregun evropian. Por Shqipërisë nuk i duhet vetëm “digjitalizimi”, por transformimi digjital. Në këtë pikë ka një paradoks.
Shumë biznese shqiptare janë tashmë në Facebook, Instagram, Whatsup, përdorin faturimin elektronik dhe kanë faqe interneti. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se janë të digjitalizuara. Anketimet tregojnë se shumica e tyre përdorin të paktën një mjet digjital, por përdorimi është kryesisht bazik: faturimi elektronik, faqet e internetit dhe rrjetet sociale. Dhe shume pak përdorin sisteme ERP dhe Akoma me pak përdorin analiza të dhënave. Kjo është një diferencë shumë e rëndësishme. Të kesh Facebook nuk do të thotë të jesh kompani digjitale. Një kompani digjitale përdor teknologjinë për planifikimin e prodhimit, menaxhimin e stokut, parashikimin e shitjeve, menaxhimin e klientëve, menaxhimin e furnitorëve, etj.
Pra, sfida e Shqipërisë nuk është të kalojë nga “pa teknologji” në “me teknologji”. Sfida është të kalojë nga teknologjia si mjet administrativ tek teknologjia si motor produktiviteti. Teknologjia pa produktivitet nuk mjafton. Rumania është një shembull interesant pasi ka pasur konvergjencë të konsiderueshme ekonomike, investime të mëdha të huaja dhe zhvillim të sektorit teknologjik. Por edhe sot ekzistojnë boshllëqe të konsiderueshme produktiviteti mes ndërmarrjeve te vogla e te mesme dhe kompanive të mëdha. Komisioni Evropian vëren se ndërmarrjet e vogla e te mesme rumune gjenerojnë dukshëm më pak vlerë të shtuar për punonjës sesa kompanitë e mëdha. Po kështu Komisioni Evropian konstaton se edhe në digjitalizim ka progres, por hendeku mbetet. Në vitin 2025, rreth 44% e ndërmarrjeve te vogla e te mesme rumune kishin arritur të paktën nivelin bazë të intensitetit digjital, ndërsa niveli i përdorimit të teknologjive më të avancuara mbetej nën mesataren e BE-së. Mësimi për Shqipërinë është: investimi në teknologji duhet të shndërrohet në produktivitet. Një ERP që askush nuk e përdor siç duhet nuk krijon produktivitet. Një Website i bukur nuk krijon eksport. Një makineri e re nuk krijon domosdoshmërisht konkurrueshmëri. Teknologjia duhet të ndryshojë mënyrën se si kompania punon.
9. Cilësia dhe certifikimi
Aplikimi qysh tani i certifikimeve ndërkombëtare (si ISO, HACCP, CE Mark, ENISO) mbetet barrierë kryesore. Mallrat dhe shërbimet shqiptare duhet të garantojnë standarde të larta sigurie, gjurmueshmëri dhe kontroll cilësie. Po kështu biznesi dhe ndërmarrjet shqiptare duhet te heqin dore nga koncepti se “cilësi” do të thotë të kontrollosh produktin përpara se ta shesësh. Në një ekonomi moderne, cilësia fillon shumë më herët. Ajo fillon me: furnitorin, lëndën e parë, projektimin, prodhimin, kontrollin, magazinimin, transportin, shitjen, shërbimin pas shitjes. Pra cilësia është mënyra se si funksionon e gjithë kompania. Pikërisht këtu standardet ISO dhe standardet teknike duhet të shihen jo thjesht si certifikata të vendosura në mur, por si sisteme menaxhimi. Sepse cilësia duhet të matet, jo të deklarohet. Një kompani evropiane nuk kënaqet me deklarimin:“Produkti ynë është cilësor.” Ajo pyet si e ke realizuar këtë.
Shqipëria ka bërë përparim në këtë drejtim. Sipas OECD, performanca e Shqipërisë në fushën e standardizimit dhe rregullave teknike është përmirësuar ndjeshëm; janë shtuar aktivitetet informuese dhe mbështetja për certifikim, ndërsa janë zhvilluar trajnime për ISO 9001 dhe standarde specifike. Por sfida është që kjo kulturë të kalojë nga kompanitë më të avancuara te masa e bizneseve dhe ndërmarrjeve te vogla e te mesme.
10. Standardizimi i proceseve dhe procedurave
Bizneset shqiptare shpesh funksionojnë mbi baza informale ose vendimmarrje qendrore nga vetë pronari. BE kërkon procedura standarde pune (SOP), menaxhim profesional dhe transparence. Është pika ku biznesi shqiptar duhet të ndryshojë më shumë. Në shumë kompani shqiptare proceset janë të pashkruara. Punonjësi e di çfarë duhet të bëjë sepse “kështu e kemi bërë gjithmonë”. Kjo është një dobësi kur kompania rritet. Proceset duhet të dokumentohen. Nëse këto procese janë vetëm në kokën e pronarit apo te punonjësve, kompania nuk është ende e institucionalizuar.
Shpesh kam hasur ne konceptin se procedurat janë burokraci bile dhe ne shprehjen: “ Pse si e kemi bere deri me tani? Nuk kemi pasur letra por kemi ecur përpara.” Ky është një koncept frenues dhe i gabuar nëse duam te konkurrojmë dhe te jemi pjese e tregut te BE. Procedurat nuk janë burokraci kur krijojnë kontroll. Por një procedurë e mirë nuk ekziston për të shtuar dokumentet. Ajo ekziston për të reduktuar gabimet, humbjen e kohës, abuzimet, kostot, etj. Një kompani evropiane e mirë nuk ka më shumë procedura sepse “i pëlqen burokracia”. Ajo ka procedura sepse një kompani me 300 punonjës nuk mund të menaxhohet si një kompani me 5 punonjës. Ne këtë drejtim p.sh. Sllovenia ofron një tjetër mësim të vlefshëm. Para anëtarësimit, vendi përshtati legjislacionin me rregullat evropiane dhe hyri në BE më 1 maj 2004. Por përtej legjislacionit, Sllovenia kishte zhvilluar një kulturë të fortë standardizimi. Instituti Slloven i Standardizimit thekson rolin e kulturës së standardizimit dhe pjesëmarrjen e bizneseve eksportuese në proceset e standardizimit. Ky është një mësim i rëndësishëm për Shqipërinë: standardet nuk duhet të jenë vetëm detyrim i vendosur nga shteti; duhet të bëhen pjesë e kulturës së sipërmarrjes. Biznesi duhet të mësojë t’i shohë standardet si instrument konkurrues.
Si mund të lehtësohet procesi?
Një nga problemet më të mëdha është fragmentimi i biznesit shqiptar. Një ndërmarrje e vogël me pak punonjës mund ta ketë shumë të vështirë të përballojë koston e një konsulenti për standardet evropiane, të një certifikimi ndërkombëtar, të një sistemi të ri IT apo të një departamenti eksporti. Prandaj, mekanizmi i përshtatjes nuk duhet të mbështetet vetëm te parimi “çdo biznes duhet të përgatitet vetë”. Nevojitet një sistem kombëtar mbështetjeje, ku shteti, institucionet financiare, dhomat e biznesit, universitetet dhe partnerët ndërkombëtarë të punojnë së bashku.
Në këtë drejtim, është domethënës fakti që në korrik 2026 u prezantua Programi Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në BE. Programi synon informimin e rreth 48 mijë ndërmarrjeve, krijimin e një platforme kombëtare mbështetjeje, ngritjen e një rrjeti ekspertësh dhe rritjen e standardizimit e certifikimit sipas kërkesave të BE-së. Ky është një hap i rëndësishëm, por suksesi do të varet nga mënyra se si këto mekanizma do të arrijnë te biznesi konkret, sidomos te ndërmarrjet jashtë Tiranës dhe te kompanitë më të vogla.
Po kështu, mendoj se do të ishte e dobishme të krijohej një platformë kombëtare ku një biznes të mund të gjejë në një vend informacion për standardet, certifikimet, konsulencë, ekspertet, financimet, eksportet, procedurat doganore, rregullat e BE-së dhe mundësitë për partneritete. Kjo do të reduktonte kostot e informacionit dhe do ta bënte procesin më të kuptueshëm për sipërmarrësit. Me vlere do te ishte qe kompanitë shqiptare duhet të nxiten të krijojnë kooperime dhe konsorciume. Një biznes i vogël mund të mos ketë kapacitetin për të hyrë vetëm në një treg të huaj, por disa kompani së bashku mund të krijojnë një ofertë më të madhe dhe më konkurruese.
Ne perfundim, biznesi shqiptar është më pranë tregut evropian sesa ishte disa vite më parë. Eksportet, investimet e huaja dhe integrimi gradual me tregun e BE-së kanë krijuar një bazë të rëndësishme. Megjithatë, hendeku me bizneset evropiane mbetet në fusha si produktiviteti, inovacioni, kapitali, standardizimi, digjitalizimi dhe aftësitë profesionale. Prandaj, përgatitja për BE-në nuk duhet të lihet në momentin e anëtarësimit. Ajo duhet të ndodhë përpara anëtarësimit, në mënyrë që kompanitë shqiptare të hyjnë në tregun e vetëm jo si biznese që kërkojnë mbrojtje, por si biznese që janë në gjendje të konkurrojnë.
Në këtë proces, përgjegjësia është e përbashkët. Shteti duhet të krijojë rregulla të qarta dhe mekanizma mbështetës; institucionet financiare duhet të ofrojnë instrumente të përshtatshme; universitetet duhet të përgatisin kapitalin njerëzor; ndërsa biznesi duhet të investojë në teknologji, cilësi dhe inovacion. Nëse këto elemente bashkohen, integrimi evropian mund të mos jetë thjesht një proces i përshtatjes së Shqipërisë me BE-në. Mund të jetë procesi përmes të cilit biznesi shqiptar bëhet më i fortë, më modern dhe më konkurrues në Evropë./Ekofin.al
* Idriz Konjari, ish-ambasador, konsulent biznesi.
I strukur ne nje qeli te IEVP Durres, nen "shoqerine" e gardianit te turnit, Erion Veliaj ka arritur te siguroje nje leter zyrtare te cilen ka hedhur per te d...
TIRANE- Pamje të shëmtuara, të neveritshme, rrëqethëse për dikë dhe “anormale” për një tjetër. K...
Mbushja e sallës së Kuvendit me përfaqësues të diasporës duhej të ishte një demonstrim force për Albin Kurtin. Po...
Florian Zekja/ Kryetar i Manifaktura Shqiptare TIRANË- Projektligji për krijimin e Byrove të Kreditit po prezantohet si një hap dr...
Denisa Kele Kryeministri Edi Rama njoftoi me entuziazëm se Shqipëria është ngjitur në vendin e parë në botë në...
Gerti Carcani Në pak vite Bajram Begaj merret seriozisht me lojëtarët e ekipeve kombëtare. Së fundmi rasti Rrahmani dhe diskrimini...
Çim Peka Sipas mendimit tim, dy figurat politike më komplekse - dhe ndoshta më të rëndësishmet - të tre ose katër...
Suela Kalaja Nga menaxhimi i temperaturës te menaxhimi i mirëqenies së punonjësve Nëse keni ndjerë kohët e fundit se or...
Shqipëria ka një stinë të pestë, stina e kthimeve. Nis diku nga fundi i qershorit, kur aeroportet mbushen me përqafime, rrug&eum...
Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekono...