"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Sipas raportit, pjesa më e madhe e sekuestrimeve, rreth 162.4 milionë euro, lidhet me mashtrime fiskale dhe dëmtim të financave publike, përfshirë evazionin e TVSH-së, përdorimin e paligjshëm të kredive tatimore dhe mashtrimet me bonuset e ndërtimit.
ITALI- Prokuroria e Barit dhe Guardia di Finanza kanë sekuestruar mbi 355 milionë euro gjatë periudhës gusht 2023-gusht 2026. Të dhënat janë bërë publike më 2 shtator 2026 në bilancin trevjeçar të autoriteteve italiane. Sipas raportit, pjesa më e madhe e sekuestrimeve, rreth 162.4 milionë euro, lidhet me mashtrime fiskale dhe dëmtim të financave publike, përfshirë evazionin e TVSH-së, përdorimin e paligjshëm të kredive tatimore dhe mashtrimet me bonuset e ndërtimit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, rreth 19.7 milionë euro janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për krime ekonomike, financiare dhe vepra kundër administratës publike, ndërsa mbi 152 milionë euro lidhen me masa pasurore në hetime për kriminalitet të organizuar. Raporti përfshin gjithashtu mbi 21 milionë euro në hetime për mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve.
Një prej operacioneve më të mëdha të periudhës është “Mercato”, i zhvilluar në vitin 2026, ku u morën masa ndaj 23 personave dhe ndaj 79 subjekteve. Vlera e pasurive të sekuestruara në këtë operacion kaloi 63 milionë euro. Hetimi lidhet me dyshimet se një organizatë kriminale kishte krijuar një pozitë dominuese në sektorin e lojërave dhe basteve dhe e kishte përdorur aktivitetin për riciklimin e të ardhurave të paligjshme. Por, përtej bilancit financiar, një tjetër element i rëndësishëm i hetimeve të autoriteteve italiane është lidhja me Shqipërinë.
“URA”, gjurma e parave nga Puglia drejt Shqipërisë
Në maj 2025, DIA e Barit, në bashkëpunim me DDA-n e Barit, SPAK-un dhe autoritetet shqiptare, zhvilloi operacionin ndërkombëtar “URA”, kundër trafikut të drogës dhe riciklimit të parave.
Operacioni çoi në masa ndaj 52 personave, 40 shqiptarë dhe 12 italianë. Hetimi u zhvillua përmes një ekipi të përbashkët hetimor dhe u koordinua nga Eurojust. Në Itali dhe Shqipëri u sekuestruan gjithashtu pasuri të paluajtshme, shoqëri, llogari bankare dhe automjete me vlerë disa milionë euro.
Sipas hetuesve italianë, rrjeti kriminal kishte lidhje me trafikun e heroinës dhe kokainës mes Ballkanit, Evropës Veriore, Amerikës së Jugut dhe Puglias. Gjatë hetimit u dokumentua trafikimi i 255 kilogramëve heroinë dhe kokainë të pastër, me ngarkesa që mbërrinin kryesisht nga Shqipëria dhe Evropa Veriore drejt Barit.
Por hetuesit ndoqën edhe drejtimin e kundërt të parave.
Sipas DIA-s, një fluks i vazhdueshëm parash cash lëvizte nga Puglia drejt Shqipërisë, si pagesë për drogën e shitur me shumicë. Shuma e dokumentuar arrinte në 4.5 milionë euro, ndërsa në disa raste paratë transportoheshin përmes shoferëve të autobusëve të linjave ndërkombëtare.
Hetimi dokumentoi gjithashtu pagesa cash në Bari që kapnin shifra mbi 500 mijë euro, si dhe një transferim prej mbi 500 mijë dollarësh nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një ngarkesë prej 500 kilogramësh kokainë nga Ekuadori.
680 mijë euro të kapura në Murriqan
Lidhja financiare Itali-Shqipëri u evidentua edhe në një tjetër operacion të zhvilluar në maj 2026, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Francesco Diviestit dhe riciklimin ndërkombëtar të parave. Sipas autoriteteve italiane, një grup i dyshuar kriminal me bazë në Tiranë ishte i përfshirë në transferimin e parave cash nga Puglia drejt Shqipërisë.
Një episod i rëndësishëm daton më 14 nëntor 2024, kur autoritetet shqiptare sekuestruan 680 mijë euro cash në pikën kufitare të Murriqanit, pas një sinjalizimi nga Qendra Operative e DIA-s në Bari. Sipas hetimit, paratë dyshohej se ishin pjesë e të ardhurave nga shitja me shumicë e drogës në Itali.
Hetimet e përbashkëta Itali-Shqipëri, sipas autoriteteve italiane, janë shtrirë prej vitesh përmes operacioneve “Shefi”, “Kulmi”, “Shpirti” dhe “URA”. Në total, këto hetime kanë çuar në 170 masa sigurimi, sekuestrime pasurore me vlerë disa milionë euro dhe kapjen e më shumë se 7 tonëve drogë.
Çfarë tregon bilanci?
Shifra prej 355 milionë eurosh nuk i referohet vetëm pasurive të lidhura me Shqipërinë apo trafikun e drogës. Ajo përfshin qindra hetime të ndryshme të zhvilluara në territorin italian.
Megjithatë, hetimet e DIA-s tregojnë se në rastet e kriminalitetit të organizuar, gjurma financiare nuk ndalet në kufirin Itali-Shqipëri. Droga dyshohet se lëviz në drejtim të Puglias, ndërsa një pjesë e parave të gjeneruara nga shitja e saj kthehet drejt Shqipërisë.
Autoritetet italiane theksojnë se procedimet janë ende në faza të ndryshme të hetimit dhe se masat e sekuestrimit kanë karakter të përkohshëm. Për personat nën hetim vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë./Dosja.al
Zjarri në Korçë KORÇË- Një vatër zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barish...
Ilir Shtufi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Shtufit për zvendësimin e masës së sig...
Pamje nga aksidenti BERAT- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, në vendin e quajtur 'Ura e Varur'. Sipas in...
Pamje nga ambjenti në Sarandë SARANDË- Një 47-vjeçar me inicilae A.R, ka rënë në prangat e Policisë dit...
Ambulancë TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme, ku një punonjës i një kompanisë One Albania është...
Xhesjon Zogu VORË- Aksidenti tragjik i ndodhur ditën e sotme në aksin Vorë-Fushë Krujë ka shkaktuar një viktimë dhe...
GJKKO TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur mos të respekt...
Pamje e mjetit lundurues në flakë KSAMIL- Një mjet lundrues është përfshirë nga flakët ditën e sotme në v...
Zjarri në Ulëz MAT- Situata e zjarrit në fshatrat e Ulzës vijon ende të mbetet kritike. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka ...
Banorët në Durrës DURRËS- Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës janë kundër zbatimit të këtij ...